Ke të drejtë të mos flasësh!

editor

“Ke të drejtë  të mos flasësh” edhe pse e përdorur si një shprehje garancie,  ajo paramendon instaurimin e një proçesi.  Ndoshta kjo do të ishte dhe shprehja që do të kishte parapëlqyer kryetarja e Kuvendit gjithë këto vite që nuk ka drejtuar Kuvendin, nuk ka kontrolluar punën e Ekzekutivit por ka proçesuar opozitën shqiptare.

Në fakt me emërimin e kësaj figure, nuk u synua që që të Drejtohej parlamenti shqiptar sipas një vizioni europian por që ai të Zaptohej  e të transformohej në Ku(…)vendin  toksik të Zonjës së hekurt.

Por cila është arsyeja e vërtetë e degjenerimit të parlamentarizmit dhe parlamentit shqiptar prej Kryetares së saj. Nuk e besoj mgjth përshtypjes që ajo do të trasmetojë se vjen prej një përjetimi traumatik që i ka lënë asaj komuniznmi dhe identifikimi i shkaktarëve tek eksponentët e PS-së dhe jo ish-Sekretarit të asaj Partie. Pak e vështuirë është të mendosh se ajo si trashëgimtarja e ardhshme do ti shëmbëllejë pikë e për pe njëshit të partisë duke kujtuar se PD-ja do të ruajë gjithmonë këtë frymë obskurantiste dhe dekadente që kryetari i saj i përjetshëm i ka dhënë. Ndoshta është hipoteza më e rëndë por dhe më e mundshmja, që kjo sjellje do e paraqiste  nesër para “militantëve” të vet si viktimë politike kur do i duhet të përgjigjet për gjithë skandalet jo vetëm politike që ka kurdisur këto vite regjimi.

Por kjo është historia e dhimbshme e saj plot pasione e vrer, por që nuk mund të pengojë një reflektim llogjik që tenton të kuptojë e të shpjegojë me hollësi etapat e këtij proçesi degjenerimi të parlamentarizmit shqiptar. Kësaj lloje përqasje studiuesit e ftohtë nuk mund ti shmangen jo vetëm për deshifrimin e aktualitetit të sotëm por dhe ndërtimin e historisë institucionale të këtij vendi.

Jeta parlamentare nis fill që me themelimin e shtetit shqiptar sipas modeleve të demokracive perëndimore. Dhe në fakt nga diskutimet e parlamenteve të para shqiptare të transkriptuara për lexuesin e sotëm vihet re një dialektikë e denje dhe për parlamentet e vendeve perëndimore si në përmbajtje ashtu dhe ne ligjëratë. Gjë që fatkeqësisht nuk mund të thuhet sot as për përmbajtjen as dhe për formën duke shënuar një downgrade të formave të mëparshme qofshin këto të viteve të errëta të komunizmit ashtu dhe ato të post-komunizmit.

Parlamenti është një organ kolegjial dhe duhet të sillet e të shfaqet si i tillë. Parashikimi i një kryetari në krye të tij (ashtu si në çdo fenomen agreagativ) qëndron pikërisht për të drejtuar dhe siguruar këtë frymë kolegjialiteti. Për këtë arsye figura që e drejton duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe mbi të gjitha të sillet e të duket vërtet si  ekuidistante nga palët. Madje është bërë zakon kushtetues që presidentët e asambleve nuk votojnë shpesh herë në ato tema të nxehta kur dhe vota e tyre do të ishte deçizive për kalimin e ligjeve me kosto për partine prej të cilëve ata vinin.

Më e rëndësishme, ndryshe nga ajo që mendohet nuk është thjesht aprovimi i ligjeve, sepse ato realizohen dhe në regjime diktatoriale, por etimologjikishht, parlament do të thotë të flasësh duke projektuar debatin publik në forumin më të lartë të vendit. Por a është realizuar kjo në këto vite të sundimit të hekurt? Goditjet sistematike do dukeshin në horizont që me ndryshimin e njëanshëm të rregullores parlamentare duke zbehur rolin e opozitës dhe zërave oponentë në Kuvend.  Kjo nuk është bërë rastësisht, por pikërisht për të dekuarajuar çdo formë rezistence dhe oponence në menaxhimin personal që i është bërë shtetit shqiptar  dhe interesave të tija në këto vite regjimi.

Supriza e shtrimit të çështjeve në rendin e ditës pa i dhënë as mundësinë materiale opozitës për të shprehur vizionin e saj u kthye në një rutinë pune në këtë drejtim. Kalim i projkeligjeve me procedurë të përshpejtuar përsëri shkon në këtë drejtim duke anashkaluar dhe kriteret formale të iterit legjislativ, ku shpesh herë nuk shoqëroheshin jo vetëm me realacione shpejguese por as me faturën financiare përkatëse, gjë  ndikonte dhe në zbatimin efektiv të këtyre ligjeve në  praktikë.

Fryma militariste nuk u drejtua vetëm kundër opozitës por çdo lloj zëri kundra që mund të vinte nga rreshtat e mazhorancës, duke pamundësuar votimin e fshehtë të deputetëve në ato raste të konsoliduara tashmë nga praktika parlamentare. Larg prej përqasjes perëndimore ku pushteti aktiv i takon qeverisë dhe ai kontrollit opozitës, duke lejuar që komisionet parlamentare që janë spekularë të Ministrive përkatëse të drejtohen nga opozita.

Emblematik është psh, ajo çfarë po ndodh në Italinë fqinje që nuk ngrihen komisionet parlamentare sepse nuk dihet se cila parti do jetë në opozitë për të drejtuar këto komisione.  Moslejimi efektiv i instrumentave të kontrollit dedikuar opozitës si komisionet hetimore apo interpelancat shkonte pikërisht në krijimin e një ndjesie mosllogaridhënie në qeverisjen e këtij vendi.

Transforimi i turpshëm i foltores së Kuvendit si longa manus i Kryeministrit, shërbeu si mbulesë juridike e gjithë akteve të  gërryerjes së pavarsisë të institucioneve të këtij vendi. Nuk mund të lihen pa përmendur instrumentat ogurzezë që ky Parlament rezervoi për Presidentin e Republikës, Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, apo paralizën që i solli Gjykatës Kushtetuese apo të Lartë në tentativën për t’i blurosur dhe këto institucione të pavarura.

Nëse betejën me legjitimitetin ky regjim e kishte humbur që me kohë kur humbi besimin e shqiptarëve pas bëmave që i plasën në dorë, këtë herë ai goditi edhe  legalitetin, rendin juridik në kuptimin formal. Pas interpretimit sharlatan që i ka bërë normave juridike këto vite gjithmonë në interes të mazhorancës, këtë herë thjesht mendoi ti hiqte qafe ato duke vetëmarrë atribute që asnjë komandë juridike i jepte. Goditja e ligjit mbi KQZ-në shënon fundin e formalizmit juridik në një dozë pak më të rëndë se sa ajo e refuzimit të urdhërit të Prokurorisë mbi të akuzuarit e 21 Janarit. Vajtimi për një zhbalancim të këtij institucioni të rëndësishëm, jo vetëm duket patetike duke kujtuar se çfund kanë pësuar institucinet e këtij vendi këto tetë vite, por kishte prezumim të gabuar në radhë të parë se ajo nuk ishte dhe më parë e balancuar por thjesht ishte në favor të mazhorancës qeverisëse. Sigurisht, kjo nuk është llogjika e ligjit për KQZ-në ashtu sikundër nuk është për asnjë institucion të pavarur të Republikës. Inxhinerët demolitorë do e braktisnin shpejt këtë tezë duke përqafuar një tjetër po aq të rrezikshme, atë të shkarkimit të antarit për mos përputhje me kriteret e  pranimit. Përdorimit i nenit për emërimin për shkarkim të antarëve, jo vetëm që është shkelje flagrante e ligjit, por ai hedh një hije pasigurie tek të gjithë funksionarët e Republikës pavarësisht garancive që ligji iu rezervon këtyre.

Shprehja shqiptare “ai është i fortë se bën ligjin” ndonëse e pranueshme në një llogjikë kanunore nuk shkon me llogjikën perëndimore të shtetit të së drejtës, ku ligji është sinonim i Drejtësisë, dhe përdorimi i forcës – si thoshte juristi romak Ulpianus – është antiteza e saj.

Akti i fundit i parlamentit shqiptar është ndoshta faza e domosdoshme e dekompozimit të këtij sistemi jonatyror sepse vetëm pas dekompozimit mund të shpresosh për një rilindje të vërtetë dhe të qëndrueshme.

 

*PhD / Shef Departamenti, UMB

 

Share This Article
7 Comments
  • Paskan vdekur burrat shqiptare qe kjo u konsideroka si z. e “Hekurt”.Nuk dua ta zgjas me shume por dua te beje nje korigjim .Eshte z. me e pa edukuar ne historine e politikes shqiptare.

  • nuk eshte zotnillek te sillesh si rrugace,or ti.se sa zonje eshte ajo,shkoni pyesni pashukun,se ai ia njeh mire leshte asaj.

  • A e dini çfare do me thene zonje e hekurt!!!Kush e quan kete baxhelle zonja e hekurt? Ajo mund te kete ndonje gje tjeter te hekurt por nuk eshte dhe nuk ka per te qene ne kete jete kurre zonje!. Zonjat nuk flasin me fjalor prostitutash ne nje institucion shteteror.
    Po nuk ka faj, ne ambjentin e saj kete fjalor perdor dhe prandaj nuk i ben pershtypje.
    Ka per te mbetur ne histori si gruaja me halabke dhe injorante-po injorante ama- qe dhe ne intervista ben si karafile ne depresion.

  • jo kesaj bushtre eshte turp ti thuash zonje e hekurt Kjo zonj e ndryshkur kjo hien e parlamentit shqiptar nuk krahsohet as me ato laviret e rugeve nga gjuha qe perdor

  • Ajo eshte nenkryetare e PD, doni apo nuk doni ju. E ka per detyre dhe funksion politiken.
    po ju, o profesor i nderuar, pse jeni kaq i njeanshem. Nuk e shikoni fjalorin e Balles, Tahirit e shume e shume bijeve te tjere te te nomenklatures se kuqe. Berisha ka qene nje mjek shume i zoti dhe kurre nuk eshte paguar si funksionar i PPSh. Ka kryer studime ne France dhe njohur si studjues serioz i kardiologjise, me botime ne revista nderkombtare.
    Nuk do te shkruaj kurre nese ju do te ishit nje militant qofte edhe i arsimuar.
    ndersa per komentuesit e tjere nuk ka asnje problem.Jane edukuar me luften e klasave dhe keshtu kane klithuar per borgjezet e pasur, perfaqwsuese tipeke, me rrenje e dege, eshte Zonja Jozefina Topalli. Eshte e njohur se, ne vitin 1921 njer zonje tjeter nga Familja shume e pasur dhe e nderuar Çoba ka themeluar Kryqin e kuq shqiptar. O, sa larg jeni.

  • kepute thupren e rrah zagarin parlamentares veri samarin se keshtu e meriton veri ne shpin nje bidon te fala qerreti i pukes mo qenefhane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *