KE: Të rihapen hetimet për dy shqiptarët e vrarë nga policia greke

Leda Hysa

Paditjet ndaj shtetit grek do të rishqyrtohen sërish pas një kërkese të monitoruesit grek të Helsinkit adresuar Presidentit të Komisionit Europian.

Monitoruesi i Helsinkit ka kërkuar rihapjen e hetimeve për 12 çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut. Dy nga këto çështje janë për dy shqiptarë të vrarë nga policia greke: Ilir Çelniku dhe Pëllumb Marnikolla.

Pëllumb Marnikollaj humbi jetën në 3 gusht 2016  rajonin e Policisë së Patisias, në rrugën Aghias Lavras në Athinë ndërsa Ilir Çelniku u vra nga autoritetet helene në nëntor të vitit 2001.

Autoritetet policore greke pretenduan dy javë pas ngjarjes, më 18 gusht, se i ndjeri Pëllumb Marnikollaj u hodh nga kati i dytë i stacionit të policisë! Gjithashtu, autoritetet nuk informuan askënd nga familjarët e viktimës, të cilët lokalizuan trupin e tij në dt.11 gusht, në kohën kur do të varrosej si një person i cilësuar si pakërkuar.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *