KE: Vendet që refuzojnë shpërndarjen e refugjatëve do të paguajnë 250 mijë euro për person

Elton Tafaruci

Komisioni evropian propozoi sot përcaktimin e një kontributi solidariteti për të gjithë shtetet që refuzojnë shpërndarjen automatike të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, me një shumë rreth 250.000 euro për person, në përputhje me rishikimin e Rregullores së Dublimit.

“Kjo shumë prej 250.000 euro do t’i paguhet shtetit i cili do të presë një person në vend të shtetit anëtar që refuzon azilkërkuesit”, sqaroi ekzekutivi evropian, duke prezantuar një rishikim të Rregullores së Dublinit, një barrë që më së shumti ka rënduar mbi vendet e vijës së parë hyrëse.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *