KED interviston pesë nga kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Edona Llukacaj

Këtë të premte parashikohet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të intervistojë pesë kandidatët e tjerë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Një nga pretendentët për në Kushtetuese synon edhe postin për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, KED pritet të vendosë për këtë organ në mbledhjen e sotme.

Në bazë të kësaj do të vendoset edhe nëse KED do të vijojë intervistat me 4 anëtarët e përzgjedhur apo do të hapë garen për anëtarin e 5-të, ashtu siç e parashikon ligji.

Gjashtë kandidatë në total garojnë për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se i pari ndër to që kaloi u intervistua nga KED ishte Besnik Muçi, i cili mbaroi këtë proces të mërkurën.

Sot do të pyeten kandidatët:

-Arta Vorpsi,

-Elsa Toska,

-Fiona Papajorgji,

-Regleta Panajoti

-Marsida Xhaferllari.

Të pranishëm në seancën e intervistimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese janë edhe kryeprokuroja Arta Marku, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishi.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *