Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj i është ndaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) kandidimi për në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjonçaj ka qenë më parë anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ndërkohë, KED ka marrë vendimin për të kaluar në fazën tjetër të përzgjedhjes avokatin Artur Metani, i cili i bashkohet në garë Artur Malajt, ndërsa pritet vendimi për dy kandidaturat e Eris Hysit dhe Klodian Rados.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një prej institucioneve më të rëndësishme që parashikohet të ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi. Ky institucion do ushtrojë kontroll mbi gjykatësit dhe prokurorët, si dhe do ketë të drejtë të nisë hetime dhe procedime disipolinore për të sistemin, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Mandati i kreut të ILD-së është 9 vjeçar.
e.t./dita

https://mentealternativa1.blogspot.com/
Bravo, mire kane bere! Asnje figure politike e spikatuar dhe angazhuar veçanersht, nuk duhet te zere vend ne drejtesine e reformuar, perndryshe besueshmeria ndaj saj do jete e ulte dhe e dyshimte. Kjo nuk i sherben qellimit. Deri me sot me duket se keshtu kane vepruar dhe mesa duket keshtu do te jete, deri sa reforma te marre fund.
Nuk perseritet gabimi i 1991-2 kur ish-zyrtaret e Komitetit Qendror, te Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise apo produktet e Insitutit te Nexhmijes u shperndane si buburreca ne cdo insitucion dhe sollen vendin ne kete gjendje.
Naive, ky robi ka qene sekretar i pergjithshem i ministrise brendeshme kur minister ishte Saimir Tahiri dhe Shqiperia u be pellembe e kanabis.
Ky eshte pergjegjes sa vete Tahiri ne kete histori.
Lajm i mirë !
Do ishte nder qe Gjonce te ishte pjese e ekipit.. e njoh nga larg, por me nje profil dinjitoz, qytetar, shume profesional, efhe pse i angazhuar nga ps prap objektiv dhe argumentues. Fatkeqesi qe keta profesioniste per shkak te nje historie te pengohen kur jane plot integritet. Respekt pr ju Gjonce eche pse skam patur lidhje pune.
Te lumte more Besi
…..e njoh nga larg, por..
Si ka mundesi qe ha dhe ky Besi nje cope buke?
Amebe ne stadin e katert te zhvillimit genetik
Ky zoeagjiu i Saimir tahirit
Do ishte nder qe Gjonce te ishte pjese e ekipit.. e njoh nga larg, por me nje profil dinjitoz, qytetar, shume profesional, efhe pse i angazhuar nga ps prap objektiv dhe argumentues. Fatkeqesi qe keta profesioniste per shkak te nje historie te pengohen kur jane plot integritet. Respekt pr ju Gjonce eche pse skam patur lidhje pune.
Te lumte more Besi
…..e njoh nga larg, por..
Si ka mundesi qe ha dhe ky Besi nje cope buke?
Amebe ne stadin e katert te zhvillimit genetik
Mashtron o Besi kur thua nuk e njoh.Po profilin e tij dinjitoz ku e pe ti?Si ka mundesi te kesh kaq respekt per nje qe nuk e njeh?