Kehm: Asgjë nuk është e vërtetë rreth fjalëve për Schumacher

redaktor

Ka polemika në Gjermani në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Michael Schumacher.

7-herë kampioni i Botës në Formula 1, i cili ishte viktimë e një akisdenti të rëndë në një pistë skish dy vite më parë, është duke e marrë veten pak nga pak nga ajo goditje e rëndë që mori në kokë.

Pasi qëndroi në koma për 5 muaj e gjysmë, ish kampioni gjerman po vijon fazën e rehabilitimit në shtëpinë e tij.

Megjithatë për të tensionuar situatën në lidhje me gjëndjen e ish pilotit ka mjaftuar një shkrim i revistës gjermane Bunte.

Media në fjalë ka bërë të ditur se Schumacher falë ndihmës së fizioterapistit ka bërë hapa të mëdha përpara dhe tashmë mund të ecë madje të lëvizë edhe njërin krah.

Por shkrimi i revistës gjermane nuk i ka pëlqyer aspak familjes së Shumit që ka reaguar nëpërmjet agjentes së ish pilotit Sabine Kehm.

Kjo e fundit në një komunikatë për mediat i ka cilësuar si papërgjegjshëm gazetarët e revistës Bunte.

“Për fat të keq jemi të detyruar të ndërhyjmë për të bërë të qartë se shkrimet që kanë dalë sëfundmi në një media në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Schumacher nuk janë të vërteta. Këto spekulime janë tërësisht të papërgjegjshme, sepse duke ditur sesa i rëndë ishte incidenti që pësoi Michael, mbrojtja e privatësisë së tij është jashtëzakonisht e rëndësishme. Përvec kësaj këto deklarata ushqejnë shpresa të kota”./SuperSport

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *