Keira Knightley thotë “po” me një ceremoni të thjeshtë martese

anazapta

Një kurore lulesh të freskëta mbi kokë, një fustan nusërie më shumë se I thjeshtë dhe një buzëqeshje në fytyrë. Kjo është mënyra me të cilën aktorja Keira Knightley ka shkuar në altar. Bukuroshja e Hollivudit është martuar me të dashurin e saj, James Righton, përmes një ceremonie të thjeshtë në jug të Francës.

Çifti ka shkëmbyer premtimet dhe unazat para 11 të ftuarve: miq të ngushtë dhe familjarë në Mazan, një qytet i vogël 12 milje nga Marseja.

Aktorja me një pasuri që i kalon 30 milion paund mund të kishte zgjedhur çdo makinë që dëshironte, por në ditën më të lumtur të jetës së saj ka përdorur një Renault Clio të thjeshtë. Ajo kishte veshur një fustan të thjeshtë, një xhaketë Chanel siper tij dhe mbi flokë kishte një kurorë luledelesh. Edhe të ftuarit kishin respektuar të njëjtin kod veshjeje: casual si në një shëtitje paraditeje.

keira kkeiyll

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *