Dukesha e Kembrixhit rrezatonte në eventin gala “National Portrait Gallery” (të zhvilluar disa ditë më parë në Londër), ndërsa hijeshia dhe sharmi i saj ekzaltoheshin nga gjerdani i diamanteve të huazuar nga mbretëresha. Keit mbante në qafë një “Cartier” me 38 diamante të realizuar në vitin 1930. Ai iu iu dhurua sovranes në vitin 1947, kur u lidh në martesë me princin Filip. Stolia e çmuar ishte kombinuar me një fustan mbrëmjeje blu të errët nga stilistja Jenny Packham.
Sipas britanikes “Mail on Sunday” duket se Elisbeta i ka imponuar bashkëshortes së princit Uilliam disa argumente vërtet të pakëndshme 2 muaj para turit që do të zhvillojnë nëpër Australi. Për të promovuar fuqinë e monarkisë angleze edhe jashtë kufijve të saj, princeshës bukuroshe do t’i duhet të bëjë disa ndryshime drastike në gardërobë, duke zgjatur të gjitha fundet e saj për të shmangur pakënaqësinë e mbretëreshës. Nuk do të ketë më minifunde dhe efekte “á la Merlin Monro”. Dikur veshjet e Keit nëpër vizita zyrtare, ku binin në sy fundet disa centimetra mbi gju, kishin tërhequr vëmendjen e shtypit rozë që komentonte (ndër të tjera) bukurinë e këmbëve të saj.
Me drojën se mos nxit zemërimin e mbretëreshës, Midelton ka ngarkuar stilistët Aleksander Mekuin dhe Elis Temperli të krijojnë për të veshje që respektojnë sa më shumë diktatin e mbretëreshës. Në një pikë të vetme tregohet e palëkundur: floktorja e saj personale, Amanda Kuk Tuker, do ta ndjekë gjatë udhëtimit në Australi, në mënyrë që flokët, burim adhurimi për shumë, të jenë të patëmeta ashtu siç jemi mësuar t’i shohim./Dorina Gjuzi
Kane gjithe jeten qe e vjedhin ate Afriken e jugut dhe i varin ne qafe pa piken e turpit !
BABO
kete drejt jo vetem afriken por indin edhe gjith boten po e cojn ne kolaps per disa teka te keture hjduteve potent..
MOS TE ISHTE PER KETA “HAJDUTE POTENT”, AFRIKA E JUGUT DHE INDIA EDHE SOT QE FLASIM DO TI BININ MACES ME LUGE.
Kjo dinasti mbreterore si Britania e Madhe ka punuar shume per vehte dhe popullin e vet duke qene minimalja superfuqi dhe minimalja fuqi Boterore dhe Evropiane. Viti 1960, quhet viti ku shume shtete dhe popuj dolen te pavarur. Por fatkeqesiht po behent 56-te vjet keto shtete te pavarura jane akoma si ne lashtesi pa zhvillim dhe begati. Te marrim nje shembull vetem INDIA, populli i saj rreth 50 PERQIND e popullsise nuk kane hale, nevojtore dhe shurrojne dhe dhjesin rrugeve dhe fushave ne qiell te hapur. Mos valle eshte faji i kesaj Mbreterie per keto shtete qe nuk permiresohen per zhvillim dhe begati.
Pamvaresisht se populli shqiptar dhe shteti qe quhet SHQIPERI, ka 104-ter vjet i pavarur dhe sovran, pamvaresisht se nuk kemi qene te pushtuar nga Britania e Madhe, por nga Perandoria Turke edhe sot e kesaj dite nuk jemi popull shtet formues, pasi kemi qejfe pisllikun, ryshfetin, korrupsionin dhe ku te dali cdo gje negative fusin turinin dhe hundet. Pra, ka popuj qe nuk jane ne gjendje te bejne as shtet, as qeveri dhe as politike. Ne nje kohe ne shqiptaret jemi ne mes te kontinentit me te zhvilluar ne bote, EVROPE. Kurse kolonite e Britanise se Madhe kane qene ne zonat me te mbrapambetura te botes si AFRIKE dhe AZI.
Por ata vende dhe popuj qe kane patur mend dhe tru ne koke, kane dalur nga diktati i pushtimit britanik dhe jane nder shtetet me zhvilluara ne bote si SHBA-ja, KANADA, AUSTRALI dhe ZELANDE e RE.
Princesha KATE MIDELTON eshte femer e zgjuar dhe e kupton se ajo nuk perfaqeson me vetvehten, por simbolin e mornarkise boterore, simbolin e Mbretersie Britanike, simbolin direkt te Mbretereshes Britanike.
Jane zhvilluar disa referendume si ne KANADA, AUSTRALI dhe ZELANDE te RE, te jete, te jete kryetar shteti dhe simbol i tyre MBRETERESHA e BRITANISE dhe ka fituar gjithenje me diference te madhe votash, Mbreteresha ELISABET dhe mbreteria e saj. Tung.