“Keit të veshë vetëm funde të gjata”

redaktor

Nuk do të ketë më minifunde dhe efekte “á la Merlin Monro” për dukeshën e Kembrixhit, Keit Midelton. Mbretëresha Elisbetë i ka imponuar disa argumente asaj disa vërtet të pakëndshme 2 muaj para turit që do të zhvillojnë nëpër Australi, shkruante “Mail on Sunday” dje. Për të promovuar fuqinë e monarkisë angleze edhe jashtë kufijve të saj, princeshës bukuroshe do t’i duhet të bëjë disa ndryshime drastike në garderobë, duke zgjatur të gjitha fundet e saj për të shmangur pakënaqësinë e mbretëreshës. Dikur veshjet “e guximshme” të Keit nëpër vizita zyrtare, ku binin në sy fundet disa centimetra mbi gju, kishin tërhequr vëmendjen e tabloidëve që komentonin (ndër të tjera) edhe bukurinë e këmbëve të saj. Rasti i fundit ishte më 19 dhjetor, kur dukesha u prezantua në një event bamirësie me një xhaketë të errët dhe një fund me pala aq të shkurtër, sa kur u përkul për të përshëndetur vogëlushen që e priste me lule, era ia fluturoi palat duke zbuluar plotësisht këmbët “kilometrike” të saj. Por Elisabeta i ka marrë masat njëherë e mirë, duke i prezantuar Keitit stilisten e saj personale,  Angela Kelly. Dhe nuk mbaron me kaq, sepse princesha sensuale do të duhet të heqë dorë nga pasioni për veshjet me çmim të ulët, e sidomos nga bizhuteritë e lira. Sovrania i ka huazuar dukeshës disa nga bizhuteritë më të bukura të koleksionit mbretëror.

Me drojën se mos nxit zemërimin e saj, Keit ka ngarkuar stilistët Aleksander Mekuin dhe Elis Temperli të krijojnë për të veshje që respektojnë sa më shumë diktatin e mbretëreshës. Në një pikë të vetme Midelton tregohet e palëkundur: floktorja e saj personale, Amanda Kuk Tuker, do ta ndjekë gjatë udhëtimit në Australi, në mënyrë që flokët, burim adhurimi për shumë, të jenë të patëmeta ashtu siç jemi mësuar t’i shohim.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *