Një tjetër martesë për Kejt Uinslet. Aktorja kryesore e filmit të famshëm “Titanik” është martuar me të dashurin e saj, Ned Roknroll, nipi i miliarderit Riçard Branson, në një ceremoni me pak të ftuar në Nju Jork. Lajmin e jep e përditshmja “The Sun”.
Mes të ftuarve ka rënë në sy Leonadro Di Kaprio, i cili është një ndër miqtë e ngushtë të aktores, që prej kohës ku realizuan së bashku “Titanikun”. Ai e ka shoqëruar në altar nusen Kejt, e cila e vesh fustanin e bardhë për herë të tretë. Në ceremoni u vu re mungesa e dy fëmijëve të Kejt, të lindur nga dy martesat e mëparshme.