Kel Demi zbulon dy ëndrrat e parealizuara të Kaçit

Dita

Kaç Islami është kthyer sërish në personazh këto ditë. Kjo, pasi kur të gjithë flasin për humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 21 qershorit, ai flet për fitore dhe ngushtim të diferencës në vota, mes PD-së dhe mazhorancës.

Kjo ka bërë që Enkel Demi të ironizojë me të. Sipas tij, Kaçit i kanë mbetur dy ëndrra të parealizuara. E para është që nuk u hapi dot kafkat demokratëve, dhe e dyta, që nuk e gjeti dot asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve. “Dy janë ëndrrat që Kaçi nuk i realizoi dot kurrë: E para t’u hapte kafkat demokratëve të viteve ’90.

E dyta që një herë të vetme në jetë ta gjente rezultatin e zgjedhjeve. Kur dështoi me operacionin thyerës te demokratëve të hershëm dhe u bë mik me demokratët e sotëm, kuptoi që shpresa vdes e fundit”, shkruan Demi.

Tani pritet një status me grafik e me formula nga Kaçi si një përgjigje ndaj Kelit. He mër Kaço, fol.

Share This Article
5 Comments
  • Tu lumt Keli,ndonse i djatht tallesh me Kaçin e majt i blere nga e djathta bajtjava,per nje vote se leket si deputet ja paguan populli.Mjer Kaçi si eshte katandisur qe po tallen te gjithe me te

  • Kaçi do mbetet ne historine e vendit tone si figura me groteske,me qesharake dhe me e pavlere e shek te 21.

  • Kaçizem=nje qenie qe merr fryme ,pa forme dhe me mangesi te theksuara ne tru ku i mungojne :turpi, ndergjegja,personaliteti dhe qe ka aftesine te ndryshoje drejtim ne menyre shume te shpejte ,ma shume hyn tek reptilet pasi nuk ka shtylle kurrizore.

  • ky lloj prezantuesi qe qesh me ze ,ghe ghe ghe…..ghe ghe ghe ghe,me dhjetra here ne nje emision te tijin,un nuk e kuptoj standartin dhe seriozitetin e ketyre personave,sikur prezanton majmuni hirko,pastaj ky e ka per zanat te ktheje sumen direkt nga AI qe e ka ne dore

  • Kaqi ka vendosur qe ne partine pede ,te caje ndonje s.me.Ai eshte nje nga kuajt e trojes qe nano po perdor per te shkaterruar peden.Nuk e harron kollaj tosi byrgun qe beri per faj te sales.Perpara dhe permbrapa kaqi ,puno me dinjitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *