Me rastin e përvjetorit të themelimit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste, një mesazh për ta shkoi edhe nga Forumi i Partisë Demokratike.
Belind Këlliçi tha se të rinjtë socialistë janë të thirrur në nevojën historike për të dhënë sinjake të forta se modeli i tyre nuk është inkriminimi dhe korrupsionit masiv.
“Nuk ka si të jetë ndotur ideali i të rinjve socialitë nga këto vite të mbrapshta që kanë injektuar me dhunë modelin e arrivizmit, e pasurimit të shpejtë, e kacavjerrjes në poste, duke shkelur mbi parime e normat morale.
S’mund të jetë për ta model, kapja e forumit, për të kapur traun e doganës, e për të kapur karrigen e ministrit e kryetarit të bashkisë, thjesht e vetëm për para e pushtet”, tha Këlliçi. /Dita/

Ky eshte tamam nje lajm i sakte ,nje kokbosh te jep mend dhe keshilla si te beheni politikan hajdute dhe mos me keq,Kelliçi te bie kelliç thote populli .