Kelly, e egër më të dashurit e saj

Bledar Lumani

Modelja e njohur britanike, Kelly Brook, ka publikuar një libër kujtimesh me titull “Close Up”.

Ajo tregon detaje të jetës së vet, mes të cilave edhe marrëdhëniet me ish- të dashurit.

33-vjeçarja shkruan se ka qenë e egër me ta kur është bërë fjalë për flirtime me femra të tjera.

Madje, ajo edhe i ka qëlluar ata në raste të tilla.

Kjo ka ndodhur me aktorin Jason Stathamin, me të cilin ka qenë në lidhje gjatë viteve 1998-2004.

Në dasmën e Madonnas dhe Guy Richiet, ai kishte ngacmuar aktoren Gëyneth Paltroë në praninë e saj.

Kelly nuk kishte duruar dot dhe e kishte qëlluar me shpullë atë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Danny Ciprianin.

Ata ishin në një club striptizmi dhe Danny i kishte dhënë numrin e telefonit një prej striptisteve./b.l

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *