Këngëtarja Kelly Rowland edhe pse është pas të 30-ave, ende vazhdon të ruajë format trupore të mëparshme. Së fundmi ajo është parë e shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë duke ecur në rrugët e Beverly Hills dhe pse jo për të bërë shoppning. Kelly është tërhequr nga shumë aksesorë dhe pjesën më të madhe të tyre e bleu.

Këngëtarja dukej vërtet në formë dhe përgjegjësi për këtë, krahas vullnetit është dhe trajneri i saj personal Jillian Michael për të cilin ajo është shprehur se dëshiron ta bëjë krenar. Si shumë persona të famshëm edhe Kelly ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga palestra për të punësuar një trajner personal. Ajo është shprehur se ndihma më e madhe për të janë ushtrimet e ndyshme të cilat nuk e bëjnë të ndihet e lodhur, përkundrazi.

Një tjetër sekret i saj është dhe kursi i Joga-s, në të cilin mër pjesë 2 deri në 3 herë në javë. Së fundmi në një intervistë të dhënë për revistën “People” është shprehur se është shumë e dashuruar me reperin 36-vjeçar Pusha T me te cilin dëshiron të martohet. Emri i tij i vërtetë është Terrence Thorton, dhe është një këngëtar jo shumë i njohur i rrymës hip-hop.

Pavarësisht se Kelly vendosi që lidhjen e saj ta bënte publike tani, mendohet se cifti ka më shumë se 1 vit së bashku. Me një foto në profilin e saj të rrjetit social Twitter, Kelly i shprehur të gjithë dashurinë e saj duke i bërë një dedikim mbi foton. Por këngëtarja nuk ka humbur rastin të zbulojë se pjesë e jurisë së X-factor të vitit të ardhshëm do të jetë edhe ajo së bashku me kolegët e saj Simon Cowell dhe Demi Lavato.



Here tjeter kur t’i vidhni artikujt ne internet, kujtohuni te fshihni te pakten pjeset ne Anglisht.