Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Tashmë, që je një dordolec, një kukull në duart e Saliut i cili luan e qesh me ty si i do qejfi, kjo dihet. “Fryrjet” e tua si kaposh, të bëjnë shumë qesharak, sa dhe një fëmije do t’i vinte keq, kur sheh se si vetëposhtërohesh në kufijtë e pështirosjes. Eshtë e çuditshme se si nuk të thotë shoqërisht ndonjë nga të tutë, të jesh më i kujdesshëm, apo ndoshta atë duan, të diskretitohesh, se ju te gjithë njësoj jini, njerëz brrylash dhe karavidhe. Por më qesharak të bën “sforcimi” për të ironizuar Ramën, pra të kruhesh me mjeshtrin e qëndisjes se ironisë (gjete xhami ku të falesh). Por ti more llasticë je vetëm një zilkë, Rama një këmbanë. Sa për protestat, që i ke ne majë të gjuhës, ato të bëhen, por para SHQUP-it, para kësaj ngrehine që mban brenda anarkinë, që zhyti këtë popull në batak dhe po pengon njerëzit e punës ta nxjerrin nga ky batak. Përshëndetje Dita. Jani Filipllari. Pogradec.
