SHËNIM: Këmbanat e kujt po bien

redaktor

Dita e enjte, 12 marsi, është shpallur nga opozita, veçanërisht nga Saliu, si dita e rrëzimit të qeverisë. Në të gjitha thirrjet delirante është ky motiv dhe në të vërtetë, e gjithë ajo që po ndodh në këto 18 muajt e fundit, ka patur vetëm një synim, përmbysjen e qeverisë. Duhet të jesh naiv, dhe në këtë kohë pak vetë janë të tillë, që të mos e dish këtë të vërtetë të shpallur dhe të stërshpallur, që nga thirrjet zëçjerrëse dhe deri tek shpërrallimet nëpër rrethe. Çështja ‘Tom Doshi’, tashmë e futur nëpër një mijë e labirinthe, sa nuk dihet më se kush është viktimë dhe kush e ka ngritur këtë prag-gjëmë, që shumë lehtë mund të kthehet në farsë politike, nuk përbën asnjë kauzë. Të protestosh për diçka që edhe vetë ish shefi i qeverisë ia vendosi në duart e saj prokurorisë dhe nëpër të cilën po kalojnë si nëpër filmat triller gjithfarë demonstrimesh, nuk përbën asnjë kauzë politike. Sepse nuk ka asgjë të tillë. Viktima e gjithë kësaj është vetëm një njeri, i cili, si duket e besoi atë që i ngritën, duke marrë si shkas disa perceptime të servirura mjeshtërisht.

A do të rrëzohet qeveria më 12 mars dhe a do të jetë 12 marsi një ditë e ngjashme me 20 shkurtin e vitit 1991… Paralelet mes tyre nuk ekzistojnë. Por zërat brenda opozitës e ndjellin fuqishëm këtë. Fillimisht njëri ndër zërat e lakuar opozitarë deklaroi se me 20 shkurt shqiptarët e hoqën bustin e Enver Hoxhës dhe nuk pritën t’ua hiqnin të tjerët. Në kontekstin e asaj që po përgatitet, është njëlloj si të thuash se edhe këtë 12 mars ne nuk do të presim të na e heqin një pushtet, por do e heqim atë, dhe, ndoshta, për analogji të thirrjeve berishiane, duke e tërhequr zvarrë.

Dy gjëra janë të sigurta më 12 mars, ditën e enjte. E para, qeveria nuk do të bjerë, thirrjet e sirenës berishiane po i ndjellin njerëzit më kot, sepse askush nëpërmjet dhunës nuk mund të rrëzojë më një qeveri. Dhe e dyta që është e sigurtë, pas ditës së enjte, do të vijë e premtja dhe bashkë me të do të fillojnë të dëgjohen edhe më shumë këmbanat e një bote që po bie.

Vërtet, për kë po bien këmbanat?

Në 18 muajt e fundit në nëntokën e politikës dhe në mbitokën e mbijetesës janë përpjekur dy botë, dy qëndrime e dy perceptime: Shteti me antishtetin; dëshira e një qeverie për të bërë shtet; dhe kundërvënia e një qeverie hije, përsosmërisht shqupase, për të mbajtur antishtetin.

Ky është edhe thelbi i asaj që do të ndodhë me 12 mars: Edhe një herë, përmes një vizioni populist, rrugës dhe mitingashëve, do të ndeshen dy koncepte të ndryshme, shpesh herë edhe të kundërta, të cilat, deri më tash kanë bulitur në nënvetëdijen e shtetit.

Ne kemi një opozitë që në thuajse 13 vite pushtet, të ndarë dy herësh, në dy kohë të ndryshme, i kishte të gjitha mundësitë për të bërë shtetin, për të vendosur në themelin e tij ligjet e një shteti që mund të prosperojë. Në dy herët nuk e bëri, në të kundërtën ngriti piramidën e antishtetit, çka solli dëmet e jashtëzakonshme, të cilat edhe sot rëndojnë mbi njerëzit dhe jetën e tyre.

Ne jemi në një periudhë kur njerëzit, edhe nëse nuk e duan dhe i rëndon ato, kanë filluar të besojnë ligjësitë e shtetit të së drejtës, të kenë vetëdijen se ajo që është thënë do të ndodhë, edhe kur ajo është e dhimbshme për vetë jetën e tyre. Në 13 vite pushtet, me një rritje galopante në tetë vitet e fundit të tij, gjithçka u bë rrumpallë, sepse ishte një synim i qartë; ngritja e një piramide antishtet, përmes së cilës mund të përfitoje sa të mundje dhe si të mundje dhe për këtë duhej të ishte sa më pranë klasës politike. Në lulëzimin e një bande politike drejtuese vegjetoi edhe antishteti, i cili luante deri me gjërat më fillestare. Vendosja e një standardi të ri krijon edhe reaksionin e jashtëzakonshëm, i cili mund të shfaqet në rrugë në formën e protestës “pro Tomës”, por në fakt është shfaqje e rezistencës kundër vendosjes së shtetit.

Jam i bindur se për secilin që i vjen detyrimi për të prishur një banesë të ngritur pa leje, kjo është e dhimbshme. Kujtdo që i vjen vendimi për të shkatërruar një biznes pa leje, i vjen rëndë dhe e shikon pushtetin si një kundërshtar që duhet të mundet. Por ama, duam apo nuk duam, ka filluar të besojë se ky pushtet, i mbështjellë nën këtë petk qeverisës, do të shkojë edhe më tej, pavarësisht se mund të provosh të blesh gjendjen tënde, qoftë edhe jashtë ligjit.

Opozita, më shumë se për gjithçka tjetër do të protestojë pikërisht për këtë: Rikthimin e shtetit. E mësuar të jetë pjesë e antishtetit, për më tepër krijuese e këtij antishteti dhe antiligji njëkohësisht, ajo e ndjen se kauzat e saj janë tashmë të stërpërdorura. Tani nuk mund të protestohet si në vitin 1991, kundër privilegjeve të fëmijëve të Bllokut, sepse sa mund të kenë abuzuar të gjithë ata së bashku, e më shumë se kaq, ia kalon vetëm i biri i ish shefit të qeverisë. Sepse sa mund të kenë blerë të gjithë ish pinjollët e bllokut në 10 vite, ia blen i biri i ish shefit të qeverisë një vajze që sot bashkëjeton me të. Tani edhe teza e bllokmenëve të rinj, të cilët e lakuan në ditët e para të humbjes, nuk është më kauzë, sepse vetë ata, për vete e në vete, krijuan disa blloqe të tilla para së cilave, ish blloku i dikurshëm, duket si një lagje e periferisë indiane.

Të gjitha shkaqet për të protestuar, të cilat i kanë përfshirë në sloganin e tyre, nuk përbëjnë më asnjë kauzë, qoftë politike, qoftë njerëzore, qoftë financiare. Ato janë thjesht sebepe për të thirrur njerëzit në rrugë, si shenjë force ndaj qeverisë dhe për të bërë ndalimin e saj në vendosjen e ligjit dhe krijimin e besimit tek shteti.

Kjo është pikërisht ajo që duan më fort se gjithçka tjetër: Mosvendosjen e shtetit, të mos bëhet shtet, të jemi një vend rrumpallë, në të cilin askush nuk do të kujtohet ndonjëherë se ishte dikur, jo shumë larg, një klasë politike, që pasi vodhi dhe shkatërroi gjithçka, përsëri vegjetoi në lumturinë e saj.

Vendosja e shtetit do të thotë edhe vendosja e institucionit të ndëshkueshmërisë. Le të provojë qeveria e sotme dhe të thotë se “po i mbyllim të gjitha gjynahet tuaja” dhe atëherë në shesh do të ketë vetëm disa hallexhinj, të cilët ende kanë besimin se mund të ketë një kauzë politike.

Në të gjithë vendin po bien këmbanat. Opozita thotë se këto janë këmbanat që paralajmërojnë rënien e qeverisë dhe kjo do të ndodhë më 12 mars. E vërteta është se po bien këmbanat e fundit të antishtetit dhe të antiligjit.

 

Share This Article
36 Comments
  • Protagonizmi politik i Saliut gjatë këtyre 20 e ca viteve si një forcë destruktive antishtet është mbajtur, na pëlqen s’na pëlqen nga ambiguiteti i ndërkombëtarëve për ti lënë punët në Shqipëri sa më të paqarta. Ndryshe s’ka si shpjegohet indiferenca e tyre ndaj bëmave dhe gjëmave të Berishës. Ndoshta kanë frikë nga rikthimi i fantazmës së komunizmit, ose ndoshta ia kanë frikën superfuqisë ruse që e bën politikën, si ngahera përmes satelitit të saj-Serbisë. Fakt është që pasoj$at e këtij ambiguiteti po i vuajnë shqiptarët.Aksioma e vetme për situatën shqiptare është- Pa u hequr nga skena politike Berisha dhe pa u dënuar ai ky vend nuk do të ketë qetësi dhe prosperitet dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve duhet të jetë i qartë dhe i prerë-kundër monstrës shqipëtare.

  • Z Islami si perhere i vemendeshem dhe korrektesisht i sakte me kete shkrim zbulon motivet e kesaj proteste te thirrur nga anti shteti.Mendoj se qeveria duhet ti fuse ne shtrunge si delet keta organizatore te mbetur pa kauze e turma njekohesisht e imponuar e paguar nga nje super kriminel i njohur te mesoje rregullat e lojes.Nuk ka mbetur me njeri tani ne Shqiperi te mos e dije se kush eshte ky ,ky eshte emri me i zi i ketyre viteve ne “demokraci”Sali berisha.
    Eshte rasti qe qeveria duhettu jape nje mesazh te qarte ,ketyre salinjeve ,ne rast se shkelin rregullat e protestes ,huri ka dale nga xheneti thote nje shprehje popullore.

    SHQIPERIA E SHQIPTARET JANE SHUME TE LODHUR -KURRE ME NJE HERE TE TRETE ME SALINE,,,!

    Privatësia

    Privatësia

    Privatësia

    Facebook

    Privatësia

    Facebook

  • Kembanat po bien per arrestimin e gospodin Berishoviqit. Prandaja e mbledhin kopene e tyre me 12 Mars qe te lehin dhe te friksojne shtetin qe mos ta arrestoje ate shpellar.

  • Edhe sa duhet të presim kur të thirret para drejtësis ky SHPELLARI … BOLL është pritur, definitivisht është koha për të vepruar apo ndoshta veq është bërë von tani… TALEBANIT duhet ja treguar vendin o z. RAMA… do jesh edhe ti pjesë e fajit për vonesën…

  • Keto rrugacet e pd,cfaredo kauze te veshin per sebep,ju bie ne koke.20 vjet i ushqyen mitingjet me britmat:Poshte Komunizmi! Komunisti me i rrezikshem doli Sali Berisha,qe kishte denu njerez ne litar,me internime.kishte vu dore edhe ne teqe e xhamija.Po te marrin kauzen e krimineleve,as diktatura nuk ka vrare sa Saliu,po tew marri korrupsionin,vetem ne rrugen e kombit u fshine 1000000000000 miljard leke,sa nuk i nxe nje maune 100 toneshe,po te marrin pronat,vetem familja e Saliut me gjithre Fasllicin kane grabitur 60% te bregdetit,pronaret me tapi te Zogut i lane me letra ne dore,po te marrin kurvnillikun,ja tha Izet Haxhia,sa hapja deren e zyres ekonomike gjija Albana Vokshin me Kuqon me kembe perpjete,Te gjithe herojte dhe ministrat po ua vret gopi ne tunelin e Krrabes,shyqyr qe shpetoi Peka!

  • Shume e vertete gjithcka shkruan,z.Bedri!
    Gjthmone e kam menduar qe thirrjet histerike te Bashes,Saliut e disa exemplareve te tjere te PD-se jane sepse Z.EDI RAMA PO BEN SHTET!
    Nese do ishte e kunderta AI nuk do perkrahej kurre nga Ambasada Amerikane!
    Vitet qe kaluam me PD-ne,ne shumicen e kohes ishin vite anarshie!
    Njerezit e ndershem kane vuajtur kete anarshi ne kurrizin e tyre,ndertimet pa leje,zaptimi tokave,padrejtesite ne zyrat e shtetit,hipoteke,gjykate,Agjendi te njohjes e kthimit te pronave!
    Pse jo,kane ndodhur edhe vrasje te dyshimta qe nuk u zbuluan kurre !!!…
    Mendoj se po te gjykojme drejt,askush nuk duhet te dake ne shesh per te protestuar!
    Me kohe cdo gje do te rregullohet!
    Te falenderojme Zotin qe na solli kete burre shteti,Z.Rama,i cili do te beje shtet!
    Ata qe nuk duan ta lene,nuk e duan ligjin,nuk e duan shtetin e shendetshem!
    Njerez!
    Behuni objektive,vleresoni ate qe punon,ate qe nuk ka asnje njolle!
    Ky eshte i nderuari Rama!

  • Kembanat po bien per Ilir Meten. Berisha o njerez ka rene nga fiku qe ne 23 qershor 2013. Si opozitar ben detyren e thote poshte qeveria. Berisha nuk eshte aktualisht rreziku i ketij vendi, i ka dale boja, eshte vetem nje qen i plakur. Nje njeri pa pushtet si Berisha ka ne dore vetem te lehe.
    Rreziku eshte Ilir Meta. Meta eshte i fuqishem ne politike, Ramen e ka tredhur me votat qe ka ne parlament, ka ministrite me te inkriminuara dhe me buxhet te larte, LSI-stat jane hajdutet me te sprovuar, snajpera te vertete.
    Nje njeri i fuqishem ekonomikisht si Meta eshte rrezik real, te ha koken kur te doje dhe kujt te doje.

  • Sajmir Tahiri e tha nji gjysem fjale, kete rradhe saliu shkon si deshmitar, heren tjeter do te shkoje si i akuzuar, ndoshta per kete ka frike saliu, qe kerkon me daten 12, te riktheje rremujen, se e ndjen qe i erdhi ora.

  • Mendoj qe njerzit sjane me budallenj…ne dy tre protesta qe ka organizzar opozita nuk eshte bere asnje gje prandaj rini te qete

  • pershendetje z.VIKTOR MALAJ te uroje ta mbani perhere lapsin te mprehet dhe mendjen te fresket kunder kesaj mortaje te S.B si specje ne zhdukje.Pa mbaruar nje ngjarje fillon nje tjeter me killera qe paguhen 500 mije euro nje çmenduri genjeshtrash, e mashtrimi, nje tullumbace tymuese,zoti na shpetofte nga keto perbindesha krimi

  • Po bien kembanat serbe te LDK se Prishtines (Sali e PD) per shkaterrimin perfundimtar te Shqiperise!…

    DRENICA E KUQE

  • Te nderuar komentues edhe lajmi i mire per Shqipetaret e Shqiperine vertet vonoi por erdhi!Lul Basha me se fundemi e dorezoi kryekrimin Sali Ram Berisha ne Strasburg e per pasoje te saj me 12 Mars behet edhe arresti i ketij krimineli,vrasesi,hajduti,agjenti e katili!12 Marsi do te festohet nga te gjithe Shqipetaret e se eshte e vertete ajo qe deklaron z.Islami se pas kesaj gjithkush do te jete i vetedijeshem se Shqipëria me ne fund eshte e prirur te ndertoje shtetin e saj demokratik me te tere parametrat moderne e perkrah te gjitha vendeve demokratike.Le ti jepet njehere e mire fund anarshise qe ka pllaosur kete vend prej 24 vjetesh .

  • Une hedh nje versjon tjeter nga cka trajtuar B.Islami.Jo se kundershtoje ata qe trajton ne kete shkrim por dua ta hap pak me shume thesin e prapaskenave qe luan Saliu .
    Te gjithe e dine qe te rrezohet nje pushtet i duhet te krijohet precedenti qe ngre ne kemb me shume se gjysmen e popullsise .Deri me sot asnje parti politike nuk ka mundur qe ta realizoje nje gje te tille .Pucet e Saliut apo protesta e Ps qe jane realizuar deri tani nuk kane mundur te rrezojne pushtetin .Ato me teper na kane cuar pas ose na kane demtuar ne prioritetet tona per tu integruar.Pengojne reformat qe duhen bere si dhe ngadalsojne rritmet e zhvillit te vendit. Kete e di shume mire Saliu, se nuk eshte hera e pare, vec se u fryne borijeve per puc.
    Une e perjashtoje pamvarsishte deklaratave te Pd per rrezim pushteti .Sado ta perdori ceshtjen Ko-Doshi kunder Metes; zemerimi popullor nuk fryhet qe te rrezoje pushtetin. Nuk po kuptone deri me sote se ceshte gjithe kjo trubullire injorante plot akuza qe nuk kane lidhje llogjike me ato cka jane ekspozuar deri me sot .
    Nuk kemi nje vendim te organeve te Drejtesise ku pergjegjes per te eshte nje figure e larte e Parlamentit shqiptare .Edhe nese i marim te qena, akuzat e Saliut ndaj Metes, opozita ,qe te ngrej popullin per te rrezuar pushtetin, duhet te kete me pare qendrimin e organeve shteterore ndaj ketije skandali. Deri tani ka filluar vetem puna per ta zbardhur .Ne keto rrethana cdo veprim destruktive i Saliut eshte ne kundershtim me ligjet e Kushtetuten .Ja thote Saliu doni fakte.Merrni te qena keto qe ju them une.Kjo cmenduri rrezohet duke lene pas shijen e nje neverie per vete personin qe thurre brockulla te tilla .
    Duke e quajtur pa vend pretendimin e protestes popullore per te rezuar pushtetin nuk mbetet gje tjeter vec se ti hedhim syte ne nje fushe tjeter.
    1- Te krijohet nje precedentet si ai i 21 janar ose te te ngjajshem me te.Kjo do te barazoje pushtetin e sotem me ate te Saliut ku u vrane popull i thjeshte. Nese ndodh qe Rama te urdheroje te hapet zjarre dhe kemi pamje, qe policia dhe forcat e ushtrise kryejne veprime luftarake, pushteti automatikishte eshte i rrezuar .Revoltat do te shperthejne ne gjithe vendin dhe do te kemi situaten e 97.
    2- Nese Rama shmang cdo konfrontim ,per kete ka shume forma qe perdoren ne te tilla raste ,protestuesit do te perplasen me njeri tjetrin .Varjanti me i turpshem, qe do ta nxjerri Shqiperine nga vemendja e nderkombetarve,eshte te kemi vrasje brenda turmes nga turma. Kjo eshte me e lehte per tu realizuar por me pasoja te renda per vete kreret e Pd. Nuk besoje qe Rama te bjeri ne kete kurth .I rekomandoje qe ti lere te lire te bejne cte duan me sheshet, godinat ,makinat ,parqet,xhamat,pemet,neonet ,bulevardin e tu dorzoje paqesishte . Edhe nese qellohen tupa me uniforme te mos reagoje .Ne se shihen formacjone te armatosura brenda turmes qe perparojne drejte institucjoneve tu hidhen lende kimike paralizuese e te shmangen predhat luftarake .Po pane se futen brenda godinave te boshatisen dhe ti lene te bejne cte duan brenda mureve . Ne keto situata te shpallet gjendja e jashtezakonshme dhe te hartohen plane per kunderveprim.Te mbyllet te gjitha shtigjet .Kufijte ,Aerodromet ,Portet e te veprojne forcat e sigurise kombetare per te sjell normalitetin .Zjarrit ti pergjigjet, ne pa mundesi, me zjare dhe te synohet arrestimi i elementve me precedent per rrezim pushteti e destabilizim .
    3- Po pate Saliun e Lulin bashke me turmen mos e rruani se ska per te ndodhur azgje. Kujdes se mos na i vrasin ata qe kane hasmeri me ta se do na bejne hatane .

  • PRIT GOMAR,TE MBIJ BAR!

    “… Thyej ligjin zotni Rama (!)
    Nese do te besh drejtesi (!)
    Vure kete kafsh ne pranga
    Se cdo dite ha nje njeri…

    S’na pellcet,se c’thot’ Evropa!
    (Ajo,s’na ka dash dhe dje!…)
    As nga Arivzuja,bota…
    Piken catise, ja dime ne.

    Japo,nese s’je i zoti,
    Ik qe sala prap te vi (!)
    U mesuam me ket’ MUT.
    Nje luge ne, e TRI LUGE TI…

  • Kush i shkon te marrit mbrapa esht ma i marr se i marri ,
    23 vjet qe te marrit i japim mundësi te na marroje .

  • Sali halja,Ilir dobici,Tom kodoshi,JANE KANCERI I POPULLIT SHQIPTARE
    THONE QE KANCERI TE MERR JETEN,MENDOJ QE KETA NJEREZ DHE SHUME SI PUNA KETYRE QENVE DUHET TE ZHDUKIM.

  • Brravo “andromena”. Pak e sakt. Besoj se ke shprehur ate c`ka mendojne shumica e Shqiptareve. Faleminderit.

  • Hajdutet e vertete po cirren se thirruri:”Kapini hajdutet!”

    “Ta rrezojme qeverine e hajduteve te mazhorances”, do te klithin ata me 12 mars ne sheshet dhe bulevardin e Tiranes,duke patur ne mendje destabilizimin e vendit,kthimin e tyre ne pushtet per te vazhduar grabitjen dhe tradhetine,Nje tjeter thirrje,nje tjeter “melodi” prej hijenash “Me ne fitojne te gjithe!”
    Nuk ka mbetur nje proteste e tille per skenaret mafioze Doshi-Berisha per te na treguar fytyrat e verteta te batakcinjeve dhe tradhetareve te vendit tone per te gjetur te verteten.Kete te vertete te madhe populli shqiptar e ka mesuar ne kurriz te tij gjate gjithe ketij tranzicioni te zgjatur anti-demokratik.Vuan vertete ende populli nga ana ekonomike,por kete gjendje e krijuan dhe ua lane bash ata qe i bejne thirrje te ngrihet populli.A nuk ishin keta ata qe benin thirrje per t’iu sulur depove te ushqimeve etj, pasi i kishin grabitur ato vete.Nuk ishin bash keta ata qe i shkaterruan fabrikat e uzinat dhe ndertesat social-kulturore te ngitura me mundin e djersen e vete popullit,per t’i liruar territoret per ndertimet dhe betonierat e tyre?Nuk ishin ata qe u benin thirrje t’i conit kursimet e juaja tek firmat piramidale te krijuara nga ata vete dhe leshuan me pas kordonet e tyre policore e banditeske per t’u vrare dhe mbyllur gojen kur i kerkonit t’ua kthenin?A nuk ishin ata qe organizuan sulmet banditeske kunder depove te armatimeve pasi i kishin vjedhur e trafikuar vete ato neper Ballkan e gjetke?A nuk ishin bash ata qe u therrasin sot si hijena te dilni te gjithe ne rruge kunder qeverise qe zgjodhet dhe qe pas gjithe atyre krimeve e vjedhjeve ju bejne thirrje perseri “Me ne fitojne te gjithe!”?Sot kur punohet per te ngritur vertete shtetin e duhur demokratik,ju bejne perseri thirrje te mos paguani por vidhni energjine(per vite me rradhe e ushqyen anarshine per te grabitur cdo gje per vete kur juve u lejonin me cinizem te vidhnit edhe disa nga ju disa kacidhe per te mbajtur frymen gjalle),ata qe u bejne thirrje mos pranoni te jepni taksat,pra te mbushni arkat e shtetit per te mbajtur ne kembe e forcuar shtetin tuaj,per te siguruar sherbimet kryesore ne arsim e shendetesi,etj?!!Ne nje kohe kur ju me te drejte kerkoni te zbatohen ligji dhe drejtesia e te cohen pas hekurave grabitesit dhe kriminelet e vertete,ata,pasi i kane kapur me kohe drejtesine dhe organet e tjera te rendesishme shtetrore,u kerkojne te beheni bashkefajtore e vegla per t’i shkaterruar ato perfundimisht e te vijne rishtaz ne pushtet per t’i gezuar e shtuar me teper pasurite qe i vune me vjedhje e grabitje e per te ruajtur vetveten dhe familjet e tyre nga kandari i vertete i drejtesise. Kjo eshte nje tollovi e re qe duan te bejne ish-pronaret e pushtetit per te ardhur rishtaz ne fuqi ne dem te interesave dhe fateve te popullit e te Shqiperise.Pas skenareve frikendjellese e kaosi me tritol ky i protestave per shkae te sajuara qellimisht,eshte nje tjeter akt diversiv e tradhetar qe bejne ata ne dem te Shqiperise dhe sipas urdherave e deshirave te armiqve te huaj serbo-greke,etj.Destabilizimi i Shqiperise u intereson bash atyre qe kane luftuar gjithnje per ta mposhtur popullin tone e per ta lene Shqiperine ne varferi,ne mos vete-qeverisje dhe larg BE-se dhe larg cdo zhvillimi ekonomiko-social demokratik. Ata po tregojne se jane veglat e pandreqshme te armiqve te vendit.Sa me shume qe u afrohet laku i drejtesise ne qafat e tyre aq me teper terbohen dhe ndermarrin akte te rrezikshme!Dobesia dhe pasiviteti ne luften kunder te keqes se madhe,tradhetise dhe kolltukofageve,do t’i kushtoj shume rende popullit dhe vendit tone.Qeveria dhe mazhoranca kane pergjegjesi historike per t’u dale ne mbrojtje interesave te popullit dhe vendit tone.Ndryshe do te damkosen si te paafte dhe te prirur edhe ata nga interesa te ngushta e meskine personale per pushtet dhe kolltuqe!
    Vellezer e motra,mos u zini bese kenges se sirenave te krekosura ne kostume e rroba
    “Firmato” e me poza te “zedhenesve te halleve dhe shqetesimeve te popullit” ;zgjohuni nga letargjia e “semundjes se gjate” te ekonomise suaj te dobet ;i vini shpatullat punes( “i zoti e nxjerr qerren e tij nga balta” )dhe veruni ne krye te gjerave te mira e mbeshtesni ato masa e vendime te drejta te qeverise se rradhes qe ju zgjodhet,duke u kerkuar gjer me nje llagari per mbajtjen e premtimeve e kritikoni te metat e qeveritareve dhe ligjvenesve te zgjedhur me voten tuaj,duke mos pranuar qe nga hallet e juaja te shumta te terhiqeni prej hunde e te beni punen e djajve,shkaterrrimin perfundimtar te vendit dhe shpresave tuaja per nje jete me te mire dhe demokraci te vertete.Nuk mund ta kuptoj e pranoj qe motrat dhe vellezrit e mij te mencur te lejojne mashtruesit e vjeter e te njohur qe tani qe te perpiqen rishtaz t’u vene trute e gomarit ne koke per vetshkatrrim dhe degradim.Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e tradhetareve maskarenj e te shitur!

  • ne keto 18 muaj ,se ku e shikon vendosjen e shtetit
    vetem Bedriu e di ….
    ata i akuzon si antishtet ,por ama ata vegjetojne te gjithe rehat dhe
    kallzimet penale rane si bora nen shi …megjithate ky e di qe po bejne shtet
    keta i konsideron dhe pa kauze ,thote qe jane antishtet dhe nuk kane kauze
    mah , nga fillimi i leximit me erdhi ideja
    po sikur ti kerkonim skenarin e 21 janarit skuadres mavi ?
    duken si njesoj ,vetem dt kane ndryshe ….dhe ne jemi mesuar me kete
    fillon me nje vidio …nuk na u ndane keto ,pastaj ca deshmore …dhe Haleanca
    aty nuk ka as shtet dhe as antishtet .Aty jane 2 klane
    Uroj qe deshmoret te jene nga radhet e pallamentit ….hapen vende te reja pune
    Derisa te mbarojne hetimet ,perse Meta me qetesi dhe dashuri ,kete parrullen e fundit e ka super te gjetur , perse nuk jep doreheqjen ? Kete nuk po e kuptoj fare
    mos valle e ka te domosdoshme ti japi dikujt nje kauze ??

    Pandershkueshmeria dihej qe do sillte trimerimin e segmenteve te ndryshem ,ishte thjesht ceshtje kohe .Pa qene as analist dhe as gazetar , kete e dinte dhe bufi .
    Te gjitha te tjerat jane llogje bosh .Nuk po jua merr shtetin antishteti
    Eshte paaftesia e juaj qe nuk beni dot shtet .Me e pakta e te keqes ,pa ardhur puna te deshmoret ,do ishte doreheqja .Askush nuk qendron dot mbi ata qe e kane zgjedhur !

  • Me 12 mars ,ne oren 08.00 arestoni Saliun qe te mos ndidhe gje,ndryshe ai do te realizoje vrasje qe do te fuse Shqip.ne rrumuje dhe per 25 vjet te tjera.Te behet protesta dhe pastaj vazhdoni radhen,pa harruar dhe Ilirin.Brenda dites qetesohet i tere populli.

  • Bedriu e di mire se nuk behet shtet se preve ca lidhje te paligjeshme te energjise elektrike pa prere kvot e celikut qe lidhin mafien me partite politike dhe pushtetin.Pra kete rradhe Bedriu ben shaka.Ai e din mire se njerezit qe nuk e duan Saliun ne burg jane ilire dhe Edi.Nje sali i lire mbulon cdo difekt te pushtetit dhe frenon protestat ndersa nje Sali ne burg do te thote pune dhe ndalim korrupsinit dhe perdorimit te taksave te shqiptareve si leter higjenike..
    Shqiperia per mafien eshte toka e premtuar ku mund te marresh me dy duart dhe te djersish jo nga puna por nga ngrenia e babezia.
    Ne natyrisht qe kemi shtet se kemi ata qe na premtuan se do na clironin nga rrypi i Berishes dhe na vune kularin e Rames.bile nje kular te ku si per hallouejn.
    Ulu Bedri e shkruaj per ata qe mari pjese ne shume borde e komisione o jqi e te tjera dhe cbehet me taksat e fukarenjve.Rama tashti duhet te punoje per cka premtuar dhe mos na trembe me Berishen

  • Sa vete do te vrasi saliu neser ne turmen e tij te protestes qe te barazohet me 21 janarin kur vrau kater vete ne bulevard qe po rrinin me duar ne xhepa

  • Jane ende shume ata qe e duan dhe brohorasin Salari shpellarin qe ketij vendi i beri varrin. Gjithe militanteve primitiviste, injorante u pelqejne sharjet, shpifjet, genjeshtrat, hajduterite e vrasjet, e ketij njeriu te ndotur ne llum sepse ky Shvejku yne i ka matufepsur plengprishesit perreth me shpellarizmin e tij: “Ç’me duhet mua se ç’bej une”.Ky njeri i llahtarisur nxjerr tym e flake si demoni pasi beri shtetrrumpallen e qelbur ne çdo qelize nga ryshfeti, kontrabanda e korrupsioni.Ky u nxit krimineleve te gjitha ngasjet per te fshehur nepermjet zhurmes dhe rremujes hajduterite dhe vrasjet.Ky shtrigan qe lepihet e krihet e ka mendjen vetem tek krimet, ai u numeron te tjereve gjithe te palarat si nje arrxhofke qe ben fall me farat.Ky eshte “enciklopedia” e plehrave qe kuvendon me mizat e krimbat dhe vret njerezit se donin t’i merrnin fronin me çadrat, stiliolapsat e “çimkat”.Ky eshte monstra e Drakules se shpellareve qe sajon e shpif me mendjen e tij vulgare,me ane te (ko)dosh-llareve dhe,gjithe marrezite e njerzimit ua “faturon” kundershtareve.Ngasjet dhe aventurat e tij politike jane konvulsionet e tij te patologjise, qe nga koha kur ishte ne diktature anetar-sekretar i partise dhe perjargej rreth e qark “bllokut” e kupoles duke nderruar lekuren here te gjarperit, here te bolles.Ky sherbetor i devotshem u zgjodh si trashegimtar i tiranise me llapaçitjet e tij ne emer te lirise e demokracise.Ky ka shkaterruar tri here vendin, 1990-91 nen hundet e R.Alise dhe me 1997 me fajdet idioteske pasurore te ” shtetit te Shllafarise”,me 1998 me kurdisjen e vrasjes terroriste te “pishtarit” te demokracise nen ethet e rimarrjes se pushtetit e te qeverise. Ky eshte i shkalluar, i tromaksur, qe fsheh pasurite e vjedhura duke u ankuar se eshte i varfer.

  • Po zoti Bedri,duhet te ngrihet kjo pyetje ketij populli,trim e trap,si thote doktori i FIKSIT.Eshte e e vertete,se dhe Ju nuk jeni me dakort me keta politikane,por ta do paraja te mbrosh njeren e te sulmosh tjetren.Eshte e njohur sot kudo pyetja”PER KE TE VOTOSH” KAK NJERI E MUT TJETRI,HAJNA TE PD E ME HAJNA TE PS.ATEHERE NA THEMELONI NJE PARTI QE TI FSHIJE NGA FAQJA M EDHE KETA POLITIKANE MASHRTUSA,KRIMINELE DHE HAJDUTE.KENI MENDERE,VAZHDONI BENI THIRJE SHQIPTAREVE SE NUK DUROJNE DOT ME,OSE MBYLLENI GOJEN E MOS SHKRUANI ATO QE NJEREZIT I DINE ME MIRE SE JU ANALISTE LESHI.

  • Pjeserisht i sakte Z.Islami.Gabimin e ke bere me dashje kete rradhe,ju nuk keni pse trembeni nga ajo sec mund te ndodhe ne 12 Mars.Kartat duhet ti hidhje ne tavoline ashtu cic ato realisht jane.Beteja eshte ne fushen e antishtetit.Me 23 Qershor,antishteti u nda ne dysh,nje pjese iu bashkua Rilindjes ose shtetit dhe pjesa tjeter kaloi ne opozite.Pjesa e antishtetit qe iu bashkua shtetit sot po dukej sikur po riciklohej ne syte e opinionit por edhe te nderkombetareve.Kjo automatikisht sillte nevojen e nje termeti apo katarsisi brenda gjysmes tjeter te antishtetit ne opozite.I larguari ne emer te pastrimit te opozites do merrte te gjitha mekatet e dy gjysmave te antishtetit me vete.Te gjtha shanset apo piketat te cojne se ky fat eshte projektuar per Berishen,por a e ha Berisha ate qe te paguaj edhe per Meten?!Sot ai ia doli qe tja rikujtoj si opinionit ashtu dhe nderkombetareve se Ilir Meta dhe gjysma e tij e pjeses se plote se dikurshme qe u njollos me 21 Janarin,i ka shtuar gjysmes se tj edhe nje krim tjeter,tentativen per vrasie te dy deputeteve.Tashme nderkombetaret si pragmatiste qe jane nuk eshte cudi qe te bejne pyetjen e paimagjinueshme per shqiptaret,cila gjysem antishtet eshte me e rrezikshme,pra cilen duhet te nxjerrim jasht loje te paren?Berisha shpreson se do ja dali si ne opinionin e brendshem ashtu edhe ate te jashtem se gjysma LSI me ne krye Meten duhet te dali jashte loje e para.Kjo varet nga prova e forces.Nqs Berisha nxjer mbi 30-40 mije qytetar ne shesh,Meta iku per lesh,ne rast se kjo proteste mbyllet me 3 mije vet,ky eshte dhe fundi i Berishes.Nje gje nuk duhet harruar,ky eshte nje rreth vicioz,iken gjysma dhe mbetet gjysma.Gjysma LSI eshte aty si infeksioni qe veremos cdo force politike qe i bashkangjitet.Nje dite edhe ajo do dali jasht loje nderkoh qe ajo tashme do lere gjysmen e saj perseri ne loje.Dhe loja vazhdon pa fund……

  • Dosjet, dosjet, dosjet!Ka njezet e pese vjet qe therret Salirambera si sherbetor i tiranit,spiunit arrivist qe nga sigurimi komunist i qe hapur dera.Adhuruesit e tij qe dolen nga sgafella jane ata qe turreshin pas shefave te diktatures dhe blegerinin si delja,pastaj u turren pas Salari trapit duke germuar neper kanalet e ujrave te zeza me feçkat e tyre,si derra.Prandaj, le te thote ç’te doje uku, ai nuk don te hapen dosjet, nuk don qe te shohe veteperdhosjet se po te pastrohet pylli, te ikin Salariu me derra, nuk ka ku te fshihet neper ferra. Saliramkodoshi kendon si gjelkaposhi, ngre koken e hap kembet, te gjitheve u leshon nemet,s’pushon,nuk i mbyllet sqepi, as kur bie nga pushteti.Ky Saliramgenjeshtra qe zbriti nga malet e egra, dhe nga krimet i dridhet mjekra, don te fshihet neper shqopa e gjineshtra bashke me ujqer, gjarperinj e dhelpra.

  • 21 janari i dyte …cfar hipokrizie! HISTORIA PERSERITET .Tahirushja tani nuk eshte ne balle te protestes por brenda mureve..ndersa Lulja Saliut ne balle te protestes haha..

    Bedri Islami me shkrime e sterhollime nuk ja mushi ti menjen kuj,vec se qet petlla ne uj..

    dikur nji diplomat i huaj ne kohen e Zogut ,shkruante qe ..Shqiptaret e kan ne gjak revolucionin..

    dhe ti e di shum mire me ne krye piktorin e me rradhe qe Saliu di te beje revolucjon..jo si piktori qe nuk e theu mitin e te fortit qe ka Saliu..me 21 janar u pa qe piktori ishte qen qe nuk kafshon..
    ky eshte nji rast i arte ndoshta nga te fundit per Doktorrin per karriken e pushtetit..

    te shohim tani si do e mbroi pushtetin piktori ..me ke do e mbroi..me ty me Mero Bazen,Blendi Manen ,me zagar Artan Lamen ,Stefan sharlatanin apo Velikadiun me BMV pa targa.oh se e harrova do mbroi Mrika me Linditen e Bazhdarin ,e Spiropalin,uh se harrova ate mediokren Harito,dhe mamin e XHuvanit..

    hahaha Para cubave te Saliut neser te shohim sa ju vlen lekura…

    Te nji merriz te nji lajthi secpo rrinin tri bari.
    njani cub e dy brekdhi
    Sali cubi para Spiropalit ,
    me bisha si ujqt e malit.

    Sali cubi i ka thir miletit
    du ntepsi koken e Ilirit dhe te Edit.

    dridhet cuci me erjona
    me erjona e dylber
    u thot Saliu sju pshton as shoku Enver.
    e jo piktori me brek te gjana
    qe neser hiken na Tarana
    se jam Saliu burr qe zbon mo nana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *