Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha vendase fitoi pikë ndaj euros dhe humbi në këmbim me dollarin amerikan. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka Qendrore, dje dollari këmbehej me 123.43 lekë ose +0.06 lekë më shumë.
Ndërsa monedha europiane, euro, ka humbur -0.05 lekë duke u këmbyer me 136.71 lekë. Ekspertët shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.
Ndërsa rënia e monedhës së përbashkët, në tregun vendas, reflekton tendencën sezonale.
Shtimi i numrit të emigrantëve dhe turistëve ditët e fundit, sipas të dhënave nga pikat kufitare, po shënon rritje të shpejtë në hyrjet e territorit shqiptar, qoftë nga pikat tokësore apo edhe përmes detit e ajrit.
Kjo ka sjellë edhe shtimin e euros në treg dhe njëkohësisht rritjen e kërkesës për monedhë vendase.
