Këmbimi valutor, nuk ndalet tatëpjeta e euros dhe dollarit

DITA Online

 

Në tregun e këmbimit valutor, leku ka vijuar të forcojë pozitat këtë javë në këmbim me euron dhe dollarin amerikan.

Monedha e gjelbër amerikane dhe ajo e përbashkët europiane kanë humbur sërish pikë të enjten, në tregun e brendshëm valutor, duke shënuar nivelet më të ulëta në këto tre vitet e fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten dollari amerikan u këmbye me 106.70 lekë ose 0.32 lekë më pak se një ditë më parë dhe euro ka humbur 0.26 lekë duke u këmbyer në kuotën e 131.57 lekëve.

Këmbimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit.

Por sipas aktorëve të tregut, forcimi i pozitave të lekut ka ardhur edhe si rezultat i masave që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë për deeurozimin.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se dobësim i euros favorizon kreditorët që kanë marrë hua në këtë valutë, ndërsa sugjerojnë një orientim më të mirë të përdorimit të valutës në raport me lekun.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *