Ju bëj thirrje të gjithe ambasadoreve të nderuar të vendeve që aderojne në NATO dhe perfaqesuesve të tyre ushtarake në Tirane se, nëse nuk keni paragjykime për ish-ushtaraket shqiptarë, duhet të nderhyni sa më pare tek qeveria shqiptare, se na ka trajtuar për 20 vjet si të burgosur politikë!
Nuk dolem në rezerve për fajet tona, por për interesat e shtetit! Nuk kemi profesion tjeter përveç atij të ushtarakut! Politika, që, për nevoja shteterore na hoqi të drejten e profesionit, më pare duhej të na kompensonte financiarisht e materialisht, sepse e drejta e profesionit hiqet vetem me gjyq!
Ne dolem në rezerve, pa shtepi, pa pune, me femije të vegjel, qe duhej të ushqeheshin e të visheshin, pa llogaritur shkollen e nevojat e tjera jetike!! Duke sherbyer larg qendrave të banuara, shumica e grave tona kane qene pa pune, ashtu janë edhe sot!
Email nga adresa: [email protected]