Nga Shaban Murati*
“Vendimi i marrë më 15 janar 2009 nga Parlamenti Europian për të shpallur në të gjitha vendet anëtare të BE-së 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, vjen si në nga aktet më fisnike dhe më të domosdoshme morale, politike dhe juridike të Europës.
Është me rëndësi të veçantë fakti që Rezoluta e Parlamentit Europian u bën thirrje të gjitha vendeve europiane që të caktojnë 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit, dhe sidomos u bën thirrje të posaçme vendeve të Ballkanit Perënndimor që të bashkohen me vendimin e saj.
Rezoluta e Parlamentit Europian ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Jo vetëm pse është shtet i Ballkanit Perëndimor, të cilit Parlamenti Europian i drejtohet me emër, por është shteti, që ka disa arsye historike për të nxituar që ta bëjë këtë hap, që i kërkohet. Krimi masiv boshnjak i Serbisë u përsërit pas katër vitesh në Kosovë.
Ka edhe një arsye tjetër historike pse Shqipëria duhet me shpejtësi të vendosë të zbatojë vendimin e Parlamentit Europian. Ajo ka një përvojë të hidhur nga qendrimet dhe politikat e heshtjes ndaj gjenocidit, që i kanë bërë disa fqinjë popullit të saj.
Kjo politikë antikombëtare e heshtjes bëri që të humbasë në sirtaret e harresës europiane gjenocidi ose masakra e Tivarit, ku Serbia vrau 4 mijë të rij shqiptarë. Bëri të harrohet gjenocidi ndaj popullsisë çame.
Në këto kushte mendojmë se është një detyrim i Kuvendit të Shqipërisë që në një kohë sa më të shpejtë të ndërmarrë vendimin për shpalljen e 11 korrikut në Shqipëri si Dita e Përkujtimit të gjenocidit.
Të njejtën gjë duhet të bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të jenë parlamentet e para të Ballkanit, që duhet t‘i përgjigjen thirrjes së parlamentit Europian”.
——
*19.1.2009, nga Libri “Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, viti 2010, fq.283. Në atë kohë kam qenë drejtor i Akademisë Diplomatike të MPJ të Shqipërisë.
Jo Zoti Murati , sepse pastaj i metet hateri vellait te liderit tone global qe “merakoset” kaq shume per genocidin qe po bejne Ruset ne Ukraine ( dhe mire ben ) , por te ktheje koken edhe ketej nga fshati yne qe ka pesuar si asnje popull tjeter genocidin e fqinjeve , por kjo tregon edhe nje here hipokrizine ne emer te kozmopolitizmit te klases sone politike 30 vjecare
Parlamenti shqiptar nen rrjeshtimin e Edi Rames, rrezoi nje rezolute per krimet e Srebrenices! Merita eshte totalisht e Edi Rames, te parit kryeminister shqiptar mberritur ne Beograd pas me shume se 70 vitesh, e kur? Fill pas ndeshjes futbollit Serbi-Shqiperi ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha!
Ku do gjente Serbia nje me te mire kryeminister shqiptar qe e ka dhe konen me te bindur nder dy konet e Open Ballkan?
Pak si e quditeshme. Vendimi paska dal me 2009. Po Berisha ishte ne pushtet deri ne vitin 2013. I thojne 3 vjet e ca mbas daljes se keti vendim .Athere perse Berisha nuk e beri rezoluten per denancimit te Genocidit Serb pore e kerkon sote pas kaqe vjetesh.?
Ahhh me falni se ka pasur nje Hall ndofta nuk e ka len Faslici te bej e kjo qenka pengesa Kryesore.
Berisha nuk ka asnje te drejte te bej denancime te tilla pa dale publikishte dhe te deklarj perse nuk e kadenancuar Berishen qe i dha Nafte Serbise ! Kure ta bej kete athere Berisha ka te drejte te kerkoj tek te tjeret.
Rri o Like SeleniCari e mos ha mut kot me Fazllicin se do ta marre vesht Rama e do ta prese pensionin! Kompanise atij Damir Fazllicit ky Edi Rama i ka dhene tenderin e Interkonjeksionit te Energjise or budall qe nuk merr vesht se c’behet atje ne Selenice ku je…. se na gajase me traplliqet e gabimeve ortografike qe ke or analfabet funksional.
Paska plas lufta, perseri ne mes Rame dhe Berishes. Berisha per kollai nuk ja jep Fasliçin Rames pore me sa duke Rama e paske “Grabitur”
Dashamires mos u bej mera per mua ore zotri se fort po te dhimset Ky Berish.
Deri sa e futi ne Keshillin e siguris Kombetar Fasliçin , me siguri qe ky e epengoi per te bere rezoluten per Srebenicen.
Epo me fal o Dashmire se perseri gabova. Jo Jo Berisha nuk bente rezolute ne ate kohe se plaget rrjedhnin akoma gjak nga nafta shqiptare.
E pas kaqe viteve, Berisha mendoi se u harrua kjo thyrje e embargos botrore per naften , pore ja qe nuk u harrohka kollai.
Mos u merre me gabimet e mija pore merru me problemin.
Ne se ke gje per ta kundeshtua dakor.
E kote te merresh me ty o Like SeleniCari qe nuk po arrin te kuptosh se ate Fazllic nuk duhet ta zesh ne goje fare sepse Edi Rama kryeminister i ka dhene firmes tij tenderin e Interkonjeksionit te Energjise (per inat te Saliut, se mbase keshtu ta kap ajo rradakja jote) E kupton dot kaq gje a jo o Like, ky eshte faji i padijes tende te thelle. Tung o Like, te fala atij Kryetarit tuaj atje ne Selenice qe ja zbuten kurrizin ne dajak…
Dashamires.! Sipas kesaj situate edhe Rama qenka duke e fute Faslicin ne Keshillin e Siguris Kombtare.?
E shof qe Berisha nuk ka kurrfare qetsie se Rama pask intervenuar thell ne zonen e Rrezikshme te Berishes.
Ece dashamires ec zoti te ndihmofte se i paske zberthyer situat ne mes Berishes dhe Rames.
Perse vendimi i Parlamentit Europian i 15 Janarit 2009 nuk u zbatua edhe ne Shqiperi .?
Sa i takon ceshtjes kombetare ,Rama dhe Berisha ne histori do shkojne si shkaterruesit me te medhej te shqiptarizmmes ne historin e popullot shqiptare.Si sherbyesit me te medhej te serbis dhe greqis ne deme te interesave mbareshqiptare.Fjalet i merre era veprat mbesin.