Mikroplastika arrin deri në gjakun e njeriut. Shqetësimi i ngritur prej kohësh, për depërtimin kapilar të mikroplastikës duket se vërtetohet tashmë, pas një studimi të universitetit “Vrije” të Amsterdamit që ka shqyrtuar gjakun e 22 vullnetarëve përmes një teknike të re.
Në 77% të rasteve të marra në shqyrtim, u identifikuan gjurmë mikroplastike me një përqendrim prej 1.6 µg/ml.
Mbetjet i përkasin llojit të plastikës me të cilën janë bërë shishet e ujit, pasuar nga polimeret e përdorura në amballazhe, polistireni dhe polietileni. Në disa prej kampioneve u identifikuan gjurmë të dy apo tre polimerëve të ndryshëm.
Konfirmimi në fjalë shton shqetësimet për shëndetin e popullsisë globale, pasi nuk ka ende të dhëna dhe mundësi prove për të kuptuar mundësitë e daljes së mikroplastikës nga enët e gjakut drejt organeve dhe se çfarë provokon një gjë e tillë.
Këto të dhëna janë të parat në llojin e tyre dhe duhen zgjeruar për të marrë informacione mbi masën e ndotjes plastike në brendësi të trupit njerëzor dhe sesa kjo mund të jetë e dëmshme. Me këto informacione mund të përcaktojmë nëse ekspozimi ndaj grimcave plastike mund të jetë një kërcënim për shëndetin publik
citohet Marja Lamoree, një ndër autoret e studimit.
Plastika është cilësuar si një ndër pordhimet sintetike industriale që duhen hequr nga qarkullimi për shkak të pasojave në mjedis.
Vertetohen brockullat.
Kush i organizon dhe i paguan keto studime? Mos valle Globalistet e Forumit Ekonomik Boteror? Se eshte e sigurt qe ata duan te miren e njerezimit.
Bile aq shume e duan te miren e njerezimit, sa kane 1 vit qe po i bejne presion njerezimit, qe te injektohet me nje arme Biologjike qe e shesin per vaksine antiCovid. Sa e sa studime pame gjate 1 viti per nje vaksine te garantuar te efektshme dhe te sigurt? Me qindra. Dhe natyrisht rezultatet e ” Vaksines ” efektive deri tani, qe cuditerisht nuk raportohen fare nga mediat qendrore ” Demokratikase ” dhe censurohen e fshihen kudo ne internet nga Big-Tech i Google, Facebook, Apple, Yahoo dhe Microsoft. Keto rezultate jane me dhjetra milione te vdekur e te gjymtuar pergjithmone. Dhe keto jane vetem efekte afatshkutra.
Impakti afatgjate i armes Biologjike qe ju injektua njerezimit, do te jete edhe me katastrofal. Parashikohen me miliarda te vdekur ne Bote deri me 2030-en.