Kemi patur mbret me emrin Longar?

b.m.

Longar quhej babai i mbretit të njohur Bato.

Longari ishte sundimtari i parë dardan që njihet me emër.

Jetoi në çerekun e fundit të shekullit III para Krishtit

Sipas historisë gjatë sundimit të tij mbretëria e dardanëve u forcua shumë dhe u bëri ballë gjithë sulmeve të mbretërve bashkëkohës maqedonë: Demetrit II, Antigon Dozonit dhe Filipit V, që synonin të zgjeronin kufijtë veriorë të shtetit maqedon.

Luftën kundër maqedonëve e vazhdoi edhe i biri i Longarit, Batoja, i cili më 200 para Krishtit mori pjesë, bashkë me Pleuratin, në një koalicion antimaqedonas.

b.m. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *