Kemi shpend me emrin Zhytra?

Nela
SONY DSC

Zhytra është shpend uji i familjes së zhytrakëve, me qafë të kuqe e krahë të shkurtër që përfaqësohet nga 5 lloje.

Më e madhja njihet edhe me emrin shator (Pogradec) ose zhytra e madhe.

Kjo ka trup 52-55 cm, është shpend i përhershëm dhe dimërues i zakonshëm.

Është e përhapur në Evropë, Azi dhe në Afrikën Veriore.

Në Shqipëri ndeshet në të gjitha gjolet bregdetare në liqenet e Shkodrës, Prespës dhe të Ohrit.

Jeton tërë kohën në ujë ku ushqehet me insekte të ujit, peshq të vegjël, butakë etj.

Në folenë e ndërtuar mbi grumbuj bimësh që qëndrojnë mbi ujë, femra pjell 3-4 vezë.

Zogjtë e porsaçelur janë në gjendje të notojnë.

Mishi i zhytrës nuk përdoret për t’u ngrënë.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *