Kemi shumë vite që nuk na dëgjohet zëri

anazapta

E nderuar Dita! E kaluara e dhimbshme e popullit tonë do të ngelet e gjallë në breza. Më e keqja është se nuk kemi qenë të shtypur nga dikush tjetër, por nga pabesia e pushtetmbajtësve dhe vazhdojnë akoma dhe sot e kësaj dite me rezistencë! Komuniteti ndërkombëtar ka plot 22 vjet, po u bëjnë thirrje që të ndryshojnë qëndrimin patriarkal dhe të ecin në rrugën e demokratizimit europian, unë sinqerisht habitem si ka mundësi që kjo politikë e ndjekur nga KE për 22 vjet të mos ndryshojë, por t’i lutet sot e kësaj dite?

Ndryshoni rregullat. Kemi shumë vite dhe ne nuk na dëgjohet zëri. Nuk kemi forcë t’u kërkojmë llogari politikanëve, parlamenti, qeveria është vendi ku marrëveshjet bëhen për pusthetarët, militantët, jo për popullin. Deri tani qeveria s’ka kohë të diskutojë për hallet e popullit, sepse institucionet i ka ndërtuar jo demokratike, por të njëanshme, kudo që të shkosh të pyesin me kë parti je? Ndaj u bëjmë thirrje të vazhdueshme si popull. Na ndihmoni! Ju i njohët politikanët shqiptarë, ata për popullin as kanë punuar dhe as do punojnë. Një fjalë e urtë thuhet “ju keni gurin dhe arrën”. Deri më sot i keni qëlluar me arra. Pa i qëlloni një herë me gurë. Atëherë besoj do u dhimbset jeta, kapitali dhe njerëzit që i rrethojnë. Besoj se është momenti më i përshtatshëm tani, populli i ka sytë nga perëndimi. Faleminderit.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *