Mirëmëngjes DITA! Unë që po ju shkruaj nuk kam asnjë interes as tek e majta, dhe as tek e djathta, nuk synoj për t’u bërë drejtor apo shef në ndonjë dikaster, jam thjesht punëtor. Rotacioni i pushtetit këtu në Shqipëri ishte i domosdoshëm. Me Berishën në pushtet, edhe sikur mish të kishim ngrënë përditë për 8 vjet, përsëri do të ishim mërzitur.
Këtu tek ne ka mjaft halle dhe probleme që kërkojnë zgjidhje. Akoma diskutojmë drita, ujë, rrugë, shkolla, spitale. Çfarë është kjo punë me ne këtu? Del sikur nuk është punuar fare apo është bërë punë sot për nesër dhe mjerë atij që i ngelet dopjo gjashta në duar.
E kemi lënë rrugën e ZOTIT, ka vite që kemi dalë nga shinat, dhe të keqen më të madhe e kemi nga “lart”. Shpresat e fundit i kemi tek kjo qeveri e z. Rama. Shpresa vdes e fundit, ndaj besoj se edhe tek ne do të bjere dielli, nuk do të qëndrojmë në hije gjithmonë. Me respekte stafi drejtues i gazetës DITA! Ju faleminderit shumë, Ali Gjoni, Tiranë.
SMS në DITA Në 0689073730

Shqetsim i drejt,qytetar dhe njerzor.
.eshte shume e dhimbshme qe ne shqiptaret te kerkojme akoma ne vitin 2013 ato gjera elementare qe bota e qytetruar i ka realizuar perj dhjetra vitesh.
Dikur pinim uje nga direkt nga çezma,sot duhet me e ble ne shishe plastike.
Shpresojm se do te ndryshojn gjerat per mire,..shpresojm qe problemi i ujit te pishem dhe i dritave te mos jete me vuajtje dhe prekupimi yne kryesor ne vitet qe vijne