Këndi i lojërave, rrëzohet kërkesa e Shoqërisë Civile për pezullimin e punimeve

Dita

Punimet për këndin e lojërave të fëmijëve në Liqenin Artificial të Tiranës do të vazhdojnë. Ky është vendimi që mori sot Gjykata Administrative, e cila e rrëzoi kërkesën e grupimit “Qytetarët për Parkun” për pezullimin e punimeve të këtij këndi.

Gjyqtarja Nafije Haska pasi dëgjoi argumentet e palëve vendosi të mos pezullojë punimet e Bashkisë Tiranë për ndërtimin e këndit të lojërave, duke e cilësuar kërkesën e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile si të pambështetur në argumente dhe prova bindëse për të vërtetuar se veprimet e Bashkisë ishin të paligjshme.

Gjykata i ka dhënë të drejtë Bashkisë në debatin e zhvilluar këto muaj për këndin e lojërave duke, duke konsideruar procedurën ligjore të rregullt. Kjo është kërkesa e dytë me këtë objekt që rrëzohet nga kjo Gjykatë, pasi më parë kishte rrëzuar edhe kërkesën e Sazan Gurit dhe Arion Galdinit.

Share This Article
1 Comment
  • Me siguri per rilindesit ky eshte “gjykim i drejte”. Me siguri nuk ka per te dale Tao Tao i indinjuar per t’iu sulur gjyqtares. Mjere vendi thuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *