Këndoi në metronë e Los Angelesit, 52-vjeçarja e pastrehë mbledh 50 mijë USD

Leda Hysa

Pak ditë më parë videoja e një të pastrehe që këndonte në metronë e Los Angelesit “Oh mio babbino caro” të Giacomo Puccinit bëri xhiron e botës. 52-vjeçarja.

Violinistja dhe pianistja Emily Zamourka u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Rusia në moshën 24-vjecare, ku jetesën e siguroi përmes mësimdhënies në lëndën e muzikës.

Problemet shëndetësore e detyruan të braktisë profesionin dhe faturat e majme në spital e lanë pa shtëpi. Për të fituar para’, për të siguruar së paku ushqimin, Emily luante në violinë në rrugë, derisa një ditë i vodhën edhe violinën, që kushtonte 10 mijë dollarë.

Që prej asaj kohe, 52-vjeçarja jeton në rrugë. Videoja e saj u filmua nga një oficer policie, e cila më pas e postoi në rrjetet sociale.

Ajo shprehet mirënjohëse për oficerin e policisë që mbrëmjen e së hënës e regjistroi duke kënduar:

“I jam mirënjohëse sepse ai vërtet ndryshoi jetën time. Dua vërtet ta falenderoj sepse sot nuk do të isha këtu me ju dhe askush nuk do ta njihte talentin tim”. Në vetëm 48 orë, nga donacione të ndryshme, kryesisht nga qytetarët, Emily ka mbledhur gati 50  mijë dollarë, mjaftueshëm për të gjetur një strehë.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Idiotizma me these.

    Njerez te pastrehe dhe pa kurrfar te ardhmet bile dhe me ndonji te ardhme qofte dhe modeste qe nuk perballon jeten ka institucione qe po te paraqitesh me kerksen per tu ndihmue nga shteti.Ploteson dokumentat dhe garanton shtepi dhe jetes normale.
    Nuk ka asnji banor te amerikes qe jeton ne kushte rrugash pa banese.Emigrantet qe nuk disponojne as pune as shtepi nuk jetojne rrugeve.Ndaj kjo asht nji rrene teper e sajume nga nji idiot qe nuk njeh aspak Ameriken.

  • MH….ne cilin planet frymon zotrote?!!!!
    Se ne ate qe jetojme ne ( ne Toke) ,kjo qe thua ti nuk ka bythe te rrije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *