Kënga “1944”, do përfaqësojë Ukrainën në Eurovision

Dita

Një tatare e Krimesë që këndon rreth deportimit të qindra mijëra njerëzve nga Stalini nga shtëpitë e tyre në Detin e Zi, do të përfaqësojë Ukrainën në konkursin e këngës në Eurovizion, dy vjet pasi Rusia aneksoi territorin e tyre.

Susana Jamaladinova, këngëtarja 32 vjecare që performon në skenë e që njihet me emrin e artit Jamala, fitoi konkursin e brendshëm në Ukrainë, duke u shndërruar në zërin zyrtar që do të përfaqësojë vendin e saj në konkursin prestigjoz.

Pasi përfundoi këngën e saj “1944” që përkon edhe me vitin e deportimit masiv të tartarëve muslimanë nga gadishulli i Krimeas, Jamala dhe një nga gjykatësit në panel, shpërthyen në lot pasi ato folën sërish për aneksimin e Krimesë nga Rusia, 70 vjet më pas.

Pjesë e Eurovizionit do të jetë edhe Rusia dhe prezenca e Jamalës këtë vit në finalen e Eurosong në muajin maj në Stokholm mund ti shtojë konkursit edhe një garë politike.

Fitorja e Jamalës erdhi pas një fundjave të mbushur me tensione në Ukrainë, ku u kryen homazhe në nder të përvjetorit të më shumë se 100 protestuesve, që u vranë gjatë protestave 2 ditore të dhunshme, në Maidan në vitin 2014.

Pavarësisht sesi do të pritet kënga e saj, Jamala thotë se rrëfimi i historisë së saj familjare do të ndihmojnë atë dhe qindra familje të tjerë, të paralandalojnë të tilla gabime të së shkuarës, të përsëriten edhe në të ardhmen.

“Mendoj se do të jem në gjendje ti tregoj Europës atë cka ajo nuk di për Ukrainën, cfarë ata nuk janë në gjendje të kuptojnë. Dua që Europa ta kuptojë se ukrainasit janë të drejtë, të padjallëzuar, janë emocionalë, të sinqërte dhe se po vuajnë vërtet shumë” tha Jamala.

“Po, ne e dimë se cfarë do të thotë të vuash dhe do ti arrijmë qëllimet tona” shtoi Jamala, duke theksuar se ndryshe nga Rusia, Ukraina do të mësojë dhe do të dalë më e fortë nga gabimet e të shkuarës.

Përgjatë L.II.B tartarët sic ishin edhe familja e Jamalës, u akuzuan si bashkëpunëtorë të nazistëve, u zhvendosën dhe deportuan me forcë nga shtëpitëe tyre nga ushtarët e ushtrisë së kuqe dhe u tranferuan në qendër të Azisë, në kamionë të ftohtë, pa asnjë kusht, pa ushqim, ujë apo ajër të pastër.

Shumë pjesëtarë të familjes së saj vdiqën atjem, madje Jamala thotë se ata u dogjën dhe u poqën si plehra.

“Fëmijët e gjyshes time vdiqën në krahët e saj, trupat e tyre më pas u hodhën. Ajo ka qënë gjithnjë një grua e fortë, që pavarësisht gjitjckaje arriti ta mbajë të fortë familjen e saj. Dhe e dini cili është burimi i shpresës në këtë histori? Fakti që të 4 djemtë e saj u rikthyen në Krime” tha Jamala.

7 dekada më vonë vëmëndja u rikthye tek tartarët, pasi Rusia aneksoi gadiahullin e Krimesë.

Mbi 200 mijë tatar në vitin 1944 me urdhër të Stalinit ishin deportuar nga Krimeja duke u dërguar në Uzbekistan, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Kirgistan. Por kthimi i tyre u bë në fillim të 1989.
Jamala tha se ajo ishte e sigurtë se shumë njerëz në Rusi do të votojnë për këngën e saj, për vlerat dhe tekstin e dhimbjen që ajo mbart.

“Më besoni që do ta votojnë. Sepse shumë njerëz me kombësi të huaj që jetojnë në Rusi do ta kuotpjnë këtë këngë 100%. Cecenët, gjeorgjianët, uzbekistanët, njerëz me kombësi të huaj, do ta kuotpjnë më së miri se për cfarë do të këndoj unë” tha Jamala.

Kur Rusia aneksoi Krimenë dy vjet më parë, shumë pjesëtarë të familjes së Jamalës mbetën pas, nuk donin të braktisnin sërish shtëpinë e tyre, ku u lejuan të kthehen vetëm në fillim të vitit 1980. Në fshatin ku është varrosur gjyshja e saj ndërsa gjyshi është ende gjallë në moshën 87 vjecare, jamala thotë se të afërmit i saj janë abuzuar dhe dhunuar. Jamala nuk e ka parë familjen e saj që prej verës së vitit 2014.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *