Kënga e Eneda Tarifës, blogu i Eurovizionit “rrudh buzët”

Alqi Kociko

 

Përrallë apo makth? Kjo është pyetja që ‘wiwibloggs’ ka bërë mbi versionin anglisht të këngës së Eneda Tarifës, e cila do të na përfaqësojë në Eurosong. Dy djemtë e blogut e cilësuan versionin shqip shumë herë më të mirë se sa ai i në anglisht. Ata shprehen se Eneda është një këngëtare shumë e mirë, por versioni i ri i këngës është një dështim , e madje nuk kanë nguruar as ta imitojnë në mënyrë tallëse teksa këndojnë refrenin e këngës. Po ashtu ata kanë ironizuar edhe veshjet e këngëtares në klip.

Veç të tjerash ata kanë vënë në dukje edhe shqiptimin e fjalëve në anglisht duke thënë se nuk ia ka arritur aspak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *