Në deje gjaku më ka ngrirë,
Qiriri në të fikur.
Tani si hëna në të gdhirë,
Jam gati në të ikur.
Eh, hëna botën do ndriçojë
Sërish në natën prush,
Po mua kurrë s’do më zgjojë
Nga gjumi i gjatë askush.
Kjo zemra ime kaq e pati,
Tani nuk do të bindet.
Dhe s’di ku do më çojë xhelati,
Të engjëjt, apo xhindet?
Më dridhen sy dhe qerpikë
Si krahët e pëllumbit,
Gjithë trupi më kullon muzikë
Për këngëzën e fundit.
Askush, që kur ka lindur jeta,
S’shpëtoi nga këto leqe.
Dhe Bota, ç’është e vërteta,
Nuk ish dhe aq e keqe.
As nuk kam qarë, as qaj me lot,
Se prapë këtu do mbetem,
Por këngët që s’i shkrova dot,
Nuk e besoj të treten.
Sa këngë në buzë, këtë vjeshtë,
Si zogj të ngrirë më mbetën,
Ndaj varri im me gurë të blertë
Do të këndojë gjithë jetën.
Verë e vjetër
O mike që të kisha në të ri
Në ato net që s’dija ç’ishte gjumi
Jam i lumtur që s’më sheh tani
Kur me të gjitha më ka marrë lumi.
Nuk e mohoj se më ka marrë malli
Se si ti s’kam pasur të dytë,
Po jetëza me rininë na talli
Na shkoi si rreze sa hap e mbyll sytë.
Ç’të themi e ç’të shkruajmë tani tjetër
Kur jeta na u bë copë e thërrime
Ti eja dhe një herë, o verë e vjetër,
M’i ëmbëlso të hidhurat kujtime.

Madheshtor …kurre nuk do te haroesh , gjigant do te mbetesh …poet i se vertetes .
Mos ki frike, mos te te hyj gjema,
smundjet shkojne e vijne si hena,
do jetosh dhe shtatmbedhjet vjet,
e serish me pas me vargjet e lena!
—Pertej Ligesise
————————-
Leftove me nje Lubi,zoti poet.Ti leftove me vargje,,ky palloshi,qe mori pushtetin leftonte me pallavra tek lokali Fidelit.Kete e bene minister kulture,,ty nuk te bene minister kulture,Kete e bene kryebashkiak,,ty te lane te beje rreshtore tek gazeta shekulli,.Kete e bene udheheqes suprem,lyder boteror,ty te transveruan ne korpusin e gazetes Dita.
Ama Lubine Sali Berisha e qellove ti zoti poet,.Me te luftove ti.Ja kucedra e Vucidolit ku perpelitet neper foltore nga vargjet e tua si rraketa katjusha,qe ULERIME e tyre u ndie gjer ne Amerike..Pushtetin e mori ky,se ky beri fotografi kur i thyen hunden,,TI NUK BERE FOTOGRAFI KUR TE THYEN SHPIRTIN.
Tani dergjesh nga plaget si kolonel Shaberi,qe i dha Frances Lavdine ne Austerlic,por i vodhen edhe emrin pas Vaterlose.
Arben Duka mendjendritur
Poet me mendje të ndritur,
Që mendon për Shqipërinë, I bën njerëzit më të ditur Për Atdhen edhe shtëpinë…
Për jetën dhe shoqërinë, Për familjen, për fëminë,
Për prinder, për nën’ e babë,
Për flamur edhe për shgabë…
Ti këndon…, për çfarë s’këndon?! Fjala dhe zeri yt jehon
Nëpër male dhe lugina,
Nëpër fusha dhe kodrina…
Jehona jote nuk ndalet
Që nga deti gjer në malet,
Nëpër kroje dhe burime, Përhap shpresë edhe gëzime…
Populli do të nderojë, O i madhi nga Labova, Këngë për ty do të këndojë Shqiperia dhe Kosova.
Poet me zemër të madhe,
Shkruan për këngë dhe për valle… Penën tënde kurre s’e ndale, Shkrove për Shqipen me halle.
Shkruajte dhe u ngjite lart, Kurrë për Shqipen nuk u lodhe, Me ty Shqipja s’mbet e ngratë,
Gjith’ jetën për të e shkove.
Këngë e fundit thua ti! Ti nuk ke fund, o njeri! I ngjashëm me Perëndi Ti rron, or’ rron në Përjetësi!