Gjuha aspak etike që përdoret në Kuvend, ka marrë vëmendjen e deputetes Ledi Shamku, ku përmes fjalëve të zgjedhura arrin që të përshkruajë situatën e nderë.
Ajo ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të përcjellë edhe një këngë, vargjet e së cilës janë mjaft domethënëse. “Sa keq u paska rënë rezultati kombëtar i zgjedhjeve, vetëm tani po e kuptoj. Kaq shumë fjalor stani sa po dëgjoj këtë të enjte në gja-Parlament, bjerraditje të arsyes, pocaqizma ofshamash … kisha do kohë pa dëgju.
Ankimet dhe kujet e stanit opozitar më kujtojnë një këngë folklorike që mësonim dikur në fakultet. Po përpiqem ta rreshtoj këtu poshtë me durim. “Prapa shtëpisë te fiqtë, o burrë na muarnë dhitë! – Burrëziu, pse s’e zure? – Më ranë të shkretat poture, nga hoçkuri që s’u vure! Po sillëm një çanak, sille që të marr hakën e dhive! – U duk haka që more që në çanakun që krove!”. Vijon kruajtja e çanakëve!

E modhe Ledi..
kjo nje here i bie gozhdes e tjetren patkoit…nuk e kam kuptuar akoma perse po e promovojne, pervecse qe eshte gruaja e Tan Shkrelit, Beniaminit te Rames