Kënga fituese e Eurovision-it qenka e vjedhur?

Dita

Kënga fituese e Izraelit në “Eurovision Song 2018” akuzohet për plagjiaturë.

Kompania amerikane “Universal Music Studios” u ka dërguar një letër dy kompozitorëve të “Toy”, Doron Madalie dhe Stav Beger, ku pretendon se këta të fundit e kanë kopjuar këngën nga “Seven Nation Army”(2003), kënduar nga grupi The White Stripes.

Avokatët e kompanisë amerikane pretendojnë se ekziston një ngjashmëri në ritëm e harmoni dhe se po shkelen të drejtat e autorit.

Por, njëri nga autorët e këngës ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për ta zgjidhur personalisht çështjen.

“Jam i befasuar që e kemi marrë këtë letër, por po e zgjidhim problemin. Besoj do të biem dakord gjatë javëve në vazhdim, në mënyrë që të dyja palët të mbeten të kënaqura.”- ka thënë Doron Madalie.

Rregullat e Eurovision-it e përcaktojnë qartë se, nëse kënga “Toy” nuk është origjinale, këngëtares Netta Barzilai do t’i mohohet fitorja dhe se festivali nuk do të mund të mbahet vitin e ardhshëm në Izrael.

Më poshtë keni një krahasim të të dyja këngëve

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *