Kënga kundër kryeministres May në krye të listës në iTunes

Elton Tafaruci

Një javë para zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe, kënga që akuzon kryeministren, Theresa May si gënjeshtare ka zenë vendin e parë në këngët e shkarkuara në iTunes.

Grupi muzikor britanik “Captain Ska” para pesë ditësh publikoi këngën me titullin “Liar, Liar” (”Gënjeshtare, gënjeshtare”).

Kjo këngë la pas saj këngët e yjeve botërore si Ed Sheeran dhe Ariana Grande duke zënë vendin e parë në listën e këngëve të shkarkuara.

Në këngë, ku kritikohen shtrëngimet buxhetore të Partisë Konservatore me në krye kryeministren May, qëndrojnë shprehjet si “Ajo (Theresa May) është një gënjeshtare, është një gënjeshtare/ Jo nuk mund t’i besoni asaj, jo, jo, jo, jo”/.

Kënga kritikon posaçërisht sistemin shëndetësor dhe nivelin e varfërisë në vend.

Share This Article
1 Comment
  • Britania eshte mbushur me morra nga India, Afrika, vendet Arabe, Aziateike e Espanike dhe presin te rritet standarti. Cdo gje po transformohet ne Britani dhe ne vendet e BE, pabuksat shumica klandestine kane futur kulturen, gatimet e tyre per qent, burken per grate dhe callmat per burrat, lahen 1 here ne vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *