Këngët e mjerimit të Migjenit nuk kanë mbaruar akoma!

Ornela

Shoh dritat verbuese në Bulevard,
një ndriçim vërtet i sforcuar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
por këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh reklama hipokrite ngado,
me gaz e bollëk të shfrenuar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
por këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh pafund lypës me fytyra të verdha,
simfonia e Migjenit nuk ka mbaruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh pleq e plaka të kërrusur,
me pak qindarka nëpër duar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtua!

Shoh pasanikët e vendit-që sot,
për dashurinë janë duke mashtruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shoh dhëmbët e zinj të mjerimit,
që Atdheun tej për tej kanë kafshuar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

E ndjej hipokrizinë vrastare,
në çdo çast të vitit-mashtruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Poshtë bredhave artificialë,
me mijëra dhurata kanë munguar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Ndjej falsitetin ulëritës të jetës,
dhe stërmundimin e fjalës: “Gëzuar!.”,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Shikoj dimrin normal të jetës,
dhe dimrin që shteti na ka afruar,
sot është një ditë besimi dhe shprese,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Jeta ecën me hap funebër,
krejt e veremosur-e mjeruar,
sot është një ditë shprese dhe besimi,
po këtu është një ditë e trishtuar!

Nuk di përse njerëzit t’i uroj,
ndaj rri mbi tastierë i menduar,
mos vallë ka vdekur besimi dhe shpresa,
mos vallë këtu çdo gjë ka mbaruar?!

25 Dhjetor 2013-Shkruar në Natën e Krishtlindjeve.

Share This Article
4 Comments
  • Bravo! Bukur mire. Kjo poezi mund te kishte titullin “fillimi i nje poeme”. Them keshtu se mund te rreshtosh kaq shume fakte nga kjo “demokracia” jone balashe dhe e pa pare sa do dilte nje poeme me aq flete sa te mbulohej tere Shqiperia…

  • I nderuari Duka!
    Per mua,por edhe shume shqiptare ti je sot nje MIGJEN real,qe jo vetem vlereson te kaluaren heroike te popullit tone,por edhe godet mjerimin e sotem demokratik!
    Kam qene ushtarak dhe me rastin e nderimit te festes se 10 korrikut 1992,ne gazeten “Zeri i Popullit” me kryeredaktor Pandi Gellcin,vellai juaj i ndjere me pseudonimin Alban Kosova (ishte kohe pushtimi fashist) ne 9 korrik, botoi nje shkrim ku goditej regjimi i Berishes,per shkaterrimin e armes se sigurimit,policise,hetuesise etj,pra i lihej dore gjifare spiunesh e kriminelesh te benin kerdine ne Shqiperi!
    Ndersa ne 10 korrik u botua shkrimi im,me pseudonim me titull :KU PO E CONI USHTRINE ZOTI PRESIDENT”!
    I drejtohesha tradhetarit Sali Berisha,sic e pohoi edhe Zhulali ne intervisten e tij te transmetuar ne te gjitha emisionet e lajmeve!
    Pra isha nder te paret,qe denoncova krimin qe po i behej ushtrise dhge qe pruri 97-ten!
    Ne vitin 1995 kur Berisha prezantoi “Politika e Sigurimit dhe e Mbrojtjes se RSH”,i dergova per botim 2 shkrime qe e cilesoja kete politike si antikombetare,por qe gazetaret e atehershem te “Zerit te Popullkit”,Luan Rama (sot i LSI) dhe Erion Brace nuk paten guximin t’i botonin!
    Kohe e kaluar,por dua te dal ketu:
    Kam derguar 2 shkrime ne gazeten tuaj DITA,nje per diskriminimin financiar te ushtarakeve nga PD e PS dhe tjetra nje leter e hapur drejtuar z.Rama ku denoncoja vjedhjet e qytetareve te Tiranes nga UKT me taksa te pa ligjeshme,por qe nuk u botuan asnjehere!
    Kam lexuar ne gazeten tuaj turli lloj shkrimesh edhe pa asnje vlere,ndersa shkrimet e mija qe denonconin me fakte dhe argumente te plota krimin ndaj ushtarakeve edhe nga klika e Rames,nuk u pane te arsyeshme te botoheshin!
    Eshte e drejta e juaj,por edhe lexuesit tuaj kane te drejte t’u gjykojne!
    Kam vene re se tek DITA botohen shkrime kunder qeverise per probleme teorike etj,por kur vjen puna per te botuar denoncime reale dhe per qeverisjen ne teresi,ju heshtni!Banoj ne Yzberisht (KMY),zone ku banojne rreth 50 mije banore,por qe Bashkia e Tiranes nuk ka investuar kurre asnje lek dhe sot ketu nuk ka per rreth 3-4 mije vfemije asnje cerdhe,kopesht,shkolle shteterore,asnje kend lojrash,lulishte,asnje ambient per pensionistet,rruge te pa shtruara me balte e pluhur,kur nderkohe ,rreth 10 metra larg bashkia ka shtruar me asfalt te gjitha rrugicat e nje zone banimi me shtepi perdhese,te pa legalizuara,qe ka banore aq sa ka vetem nje pallat ku banoj une!
    Pse ky diskriminim?
    A kane te drejta te barabarta para bashkise te gjithe banoret dhe femijte e tyre,apo Veliajt i inbtereson vetem reklama ne qender te qytetit dhe turistet?
    Si Rama dhe Veliaj me shume ju intereson turisti se sa populli!

  • Trego ca sinqeritet me shum o Duka i uruar,
    se Migjeni ketu kembekryq eshte shtruar,
    ka plot 5 vjet me Ramen ne pushtet,
    qe Mjerimi Migjenit ketu eshte mbret,
    pra mos ja ha hakun Duke kesaj qeverie,
    qe 5 vjet i ka bo mutin te gjores ekonomie,
    ti e ke shkru ket poezi ne vitin 2013,
    por eshte me aktuale ajo sot, vertet.
    keshtu pra o Duke dil e shkruaj poezi prap,
    per Rilindje te mjerimit nga ky Rama trap,
    askush ne Shqiperi asgje s’ka permiresuar,
    keto 5 vite perkundrazi, me keq i ka shkuar,
    vetem kush koncesione ka marre nga pushteti,
    lutet te rrije ne qeveri ky Ram mesybeti,
    pa te gjithe kategorite shoqerore komplet,
    urojne te qerohet kjo qeveri sa me shpejt.
    varferi kudo si e Migjenit, ne Shqiperin ton
    per keto Ed Rama eshte kryeminister kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *