Këngëtarët dhe futbollistët, kërkimet kryesore të Ballkanit në Google

redaktor
Spain Soccer La Liga

Është sërish ajo periudhë e vitit kur Google publikon lisën e kërkimeve më të shpeshta të vitit 2015.

Njerëzit në Ballkan, si në shumicën e vendeve kudo në glob, janë më kuriozë rreth këngëtarëve të popit dhe futbollistëve, sipas një artikulli të publikuar nga Time Weekly.

Këngëtarja serbe e pop folkut Svetlana Ražnatović, e njohur si Ceca, ishte njeriu më i kërkuar në Bosnje-Hercegovinë, Malin e Zi dhe sigurisht në atdheun e saj Serbi.

Një tjetër këngëtare e pop folkut Severina Vuckovic, njohur si Severina për fansat e saj në Jugosllavi, mori vëmendjen më të madhe nga lundruesit e uebit në Kroaci, vendin e sa.

Në Rumani, një tjetër këngëtar, Florin Stoian, ishte njeriu më i kërkuar në Rumani. Sotian, njohur si Florin Salam, që do të thotë “salsiçja rozë”, është e dashur nga fansat e muzikës turbo-folk në Rumani.

E njëjta lloj muzike, e njohur në bullgarisht si “chalga”, ndihmoi Azisin të bëhet njeriu më i kërkuar në Bullgari.

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ishte më i kërkuari në Shqipëri dhe Kosovë.

Google e renditi yllin e programit televiziv Kim Kardashian dhe futbollistin argjentinas Lionel Messi si më të kërkuarit në botë./BIRN

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *