PSY anulon koncertin në Tiranë. Këngëtari më i klikuar në Youtube kishte parashikuar ardhjen në Tiranë në 18 maj, por për shkak të axhendës së tij të ngarkuar, koncerti është shtyrë. Në faqen e saj në Facebook, “Matrix Night Club” (ku pritej të performonte PSY) njofton se ka shtyrë hapjen për në datën 24 maj, ndërsa nuk njoftohet kur do të jetë koncerti i yllit korean të muzikës, për shfaqjen e të cilit biletat ishin shitur.
“Të dashur miq, për shkak të një eventi të rëndësishëm në US, PSY ka shtyrë datat e koncerteve në Europë, duke përfshirë këtu edhe datën në Shqipëri. Si rrjedhojë, edhe hapja do të shtyhet për datën 24 maj! Shumë shpejt do t’ju njoftojmë për datën e re të PSY në Matrix Niht Club. (Eventi i PSY është shtyrë, jo anuluar). Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook nga “Matrix”.
