Janë lançuar nominimet për kategoritë në “MTV European Music Awards”, që do të mbahet në Londër me 12 Nëntor.
Taylor Swift është artistja që ka më shumë nominime (gjashtë të tilla), e ndjekur nga Shawn Mendes me pesë nominime dhe nga Kendrick Lamar e Ed Sheeran me katër të tilla.
Por ajo që na lumturoi më shumë është fakti që pjesë e MTV do të jetë edhe një shqiptar që po arrin të ketë një sukses të madh.
Ai është Ermal Meta i cili pasi fitoi vendin e tretë në festivalin më të rëndësishëm në Itali atë të “Sanremos” tashmë është nominuar në kategorinë “Best Italia” në MTV Europe Music Awards. Duket se sukseset për të nuk kanë të ndalur .
Ermal Meta 36 vjec, ka lindur në Fier, Shqipëri. Në moshën 13 vjeçare ai u zhvendos në Bari, Italinë e Jugut së bashku me familjen e tij.
