Këngëtari James Blunt ka rimarrë objektet e çmuara që iu grabitën, përfshirë edhe një bajonetë, të cilën e kishte kujtim nga koha kur shërbente si ushtar në vitin 1999 në Kosovë.
Bashkë me bajonetën, grabitësit i kishin marrë edhe një orë që i përkiste gjyshit të tij.
Sipas mediave britanike, pasi zbuloi se i kishin grabitur pronën më 14 janar, Policia në “Santa Gertrudis” bëri me dije se kishte arrestuar dy vëllezër rumunë.
“Ata gjithashtu morën të gjitha bluzat e mia. Hajdutë pa shije,”– ironizoi këngëtari 46-vjeçar pas grabitjes.
o.p./ dita

sendet e vjdhura,jo të grabitura mor idiotër!!
“1. Marr me forcë një gjë që i përket dikujt tjetër dhe e bëj timen; ia marr a ia heq nga duart me forcë, plaçkit; rrëmbej dikë me forcë.
2. fig. I heq dikujt me dhunë mundësinë a të drejtën për të gëzuar a për të pasur diçka; rrëmbej. “
Po shyqyr, se kujtime interesante ka pasur nga sherbimi ne Kosove.