A e keni pasur ëndërr që një fundjavë të jetonit në një kështjellë si ato të Disney-t duke u sjellë si Belle apo Kate Middelton? Epo tani mundeni! Këto janë 10 kështjellat në Europë të cilat mund t’i merrni me qira nëpërmjet Airbnb.

Fjetja dhe mëngjesi i përfshirë në një kështjellë magjike afër Sienës
Një natë në këtë kështjellë kushton vetëm 106 paund në natë. Kështjella është vetëm 15 minuta larg Sienës.

Një kështjellë si në përralla, Ellington
Duket dhe është kaq e bukur. Aty janë vetëm 6 dhoma dhe një prej tyre kushton 128 paund në natë.

Kështjellë në luginën e Loire-it, Saint Georges-sur-Cher, Francë
Një kështjellë e madhe për pushime me shumë njërëz? Kjo kështjellë akomodon deri në 16 persona në 7 dhoma gjumi që fillojnë nga 315 paund/nata. Keshtjella është vetëm 1 orë larg nga Parisi.

Pushime në një kështjellë skoceze, Kilmartin, Skoci
Kjo kështjellë është e bukur jashtë e brenda. Ka 6 dhoma që fillojnë nga 165 paund për natë.

Chateau Bordeaux dhe Vignoble, Saint-Sulpice-et-Cameyrac, Francë
Një kështjellë përrallash dhe një pishinë? 16 hektarë me kopshte fantastikë. Akomodohen deri në 16 persona në dhoma që fillojnë nga 529 paund në natë.

Kështjella Dairsie, Fife, Skoci
Kjo kështjellë skoceze është vetëm një orë larg nga Edinburgh-u. Mund të akomodohen deri në 14 persona në dhoma që fillojnë nga 650 paund në natë.

Kjo kështjellë është pranë liqenit të Trasimenos ndërmjet Toskanës dhe Umbrias. Kështjella ka edhe një park prej 9 hektarësh, një fushë tenisi dhe pishinë.

Kjo ështjellë është kthyer në një shtëpi e cila mirëpret njerëz që nga viti 1988. Ju mund të qëndroni në një nga 15 dhomat e gjumit të cilat kushtojnë duke filluar nga 107 paund në natë.

Kjo strukturë e kështjellës duket sikur ka ardhur nga “Game of Thrones”. Një kështjellë e mesjetës është e restauruar dhe mund të akomodojë deri në 4 persona në dhomë.

Kjo ndërtesë ndoshta nuk ngjan me ato që pamë më sipër, por a nuk është shumë bukur të qëndroje aty për disa ditë? Ndërtesa ka vend vetëm për dy persona dhe është pranë liqenit të Trasimenos.
