“Frikë nga Kodheli e Xhafaj?” Berisha gjen “tunelin e Pandeliut”, pranon që ata janë kundërshtarë të fortë por që tashmë “janë përjashtuar nga PS”

Rovena Cerka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se PD ka patur një rritje në sondazhe me 15 pikë krahasuar me 2017, ndërsa për PS u shpreh se ka rënë poshtë dhe sipas tij është duke ecur me ‘karrocën e Dylit’.

Teksa u pyet për emrat e fortë në listën e PS që garojnë në Tiranë, Berisha tha se ata janë të përjashtuar nga Rama, pasi sipas tij kryeministri do të mbetet Kryetar i PS pas disfatës që e pret.

 

Pyetje: Ndikuat në listën e Tiranës?

Berisha: Jo nuk kam patur ndikime as në listën e 2017 as për këtë të 2021. Nuk kam marrë pjesë në hartimin e asnjë liste në PD.

Pyetje: Nëse do të ishit në krye të PD, do të garonit me këtë ekip?

Berisha: Unë e vlerësoj pozitive listën, por çdo njeri do të bënte ndryshime sipas tij. Lista e Bashës dhe e Kryesisë së PD është lista që ka patur impaktin më pozitiv. Kjo ndryshon nga çdo proces tjetër i bërë ndonjëherë.

Pyetje: Emra të fortë në PS në Tiranë, si Kodheli, Xhafaj ju trembin?

Berisha: Ata janë të përjashtuar. Bindjet e tyre janë si tuneli i Pandeliut. Unë nuk po them që nuk janë të fortë në PS, por Rama i largoi ata se do të mbetet kryetar PS pas disfatës që e pret.

m.m. dita

Share This Article
10 Comments
  • Ke pyesni o gazetare naive, mjeshtrin e mashtrimeve, te hipokrizive, krimeve, shkaterrimeve e vjedhjeve galopante Sali Vuk Berishovich?!!!!!!!

  • Sipas gazetes Dita,Tema Shqiptarja e ndonje tjetre Saliu duhet te kishte vdekur nga frika deri tani por e keqja eshte se te gjithe ju keni frike Saliun sa me emrin e tij jo vetem qe kerkoni te trembni popullin por me sa duket edhe ju ,ju ka hyre frika ne bark.Edhe ne gjume kur flini,sidomos ky Mero trimi e sheh ne enderr.

    • Ke shume te drejte .Te gjithe kane frike nga Saliu. Shqiptaret ,politikanet te huajt e dine se po u zererua kjo kafshe te dergon cubat me eksplozive . Ne 1997 nje koke shqiptari kushtonte 10.000 lek dhe shkonte prapa diellit. Ne 2002 pazari u rit .perfitimet ,vec parave, ishin dhe me prona te majme ne zonat turistike .Ne 2005, kur hypi plehu ,cmimet rane per heqje koke . Filluan allish verishet .Beje kete te fitosh ate .Sot ,sic pame e degjuam deklarimet e policise ,per asenale armesh te fshehura, ky eshte gati te hapi lufte si ne 97 .Ja pse kane frike nga ky armik i betuar i popullit shqiptare .
      Saliu tashme ka marr statusin e gogolit te shtetit shqiptar si nje nga kundershtaret me te dobishem per istalimin e demokracise ne Shqiperi .Kur shqiptaret te mundin kete gogol do te triumfoje demokracija dhe njekohesishte perfundon tranzicjoni politike.Shqiperise menjehere do ti behet propozimi ,jo per te hapur negocjatat per BE,por direkt antari me te drejta te plota si gjithe antaret e tjeret.

  • Saliu deshtet s’deshtet e per fatin tone te keq organizon gjithcka mbasi vetem me te merret Partia kryesore e vendit , partia socialiste! Keshtu ai ve oren n’ate vend !

  • Edhe dhelpra e ndoqi dashin ,por kur e pa qe ”ato”nuk rane ,u largua me bisht nder shale ; por Saliu nuk eshte dhelper ,por ujk dhe ujku ne perralla eshte “budalla”qe genjehet edhe nga “kecat”qe e hedhin ne zjarr!

  • DITA: Shqiptarët e lindur ta flënë mëndjen.Sa të jetë Sb mbi dhe..në këtë vënd nuk do ketë PAQE.
    -Nga Sb duhet të kenë frikë njërzit por dhe kafshët.Ai të vret kur të doi dhe sa të doi.Eshtë PËRBINDËSHI SHQIPËTAR I SHEKULLIT 21.
    -SB mban peng PD duke kontrolluar çdo gjë në KINOSHQUP.Luli bën çi thot Ai.Ndryshe e pson si S.Oëldashi.
    -SB cilëson ARMIK këdo që e kundërshton në çdo krahë.Ai e di se Majko,Kodheli e Xhafaj të PS do votohen dhe ka frikë prej tyre.
    -Edhe drejtuesit kryesor të PD që dinin pse vrau 4 dëshmorët e Shkodrës në 2 prill 1991 i dërgoi për “KURIM” në Torino: P.Arbnorin,A.Spahinë,B.Gazideden,S.Zhulalin,F.Hotin,K.Gjokën.
    -Po kështu F.Ponin e helmoi rrugës për Kosovë.G.Pashkon e hodhi në detin Adriatik me gjithë djalë.Azem Hajdarin e nxori në pritë për ta vrarë F.Haklaj që kishte ardhur për Salinë se i kishte vrarë vëllanë-Shkëlqimin.
    -Dhe Sb eleminoi të 4 vëllezrit HAKLAJ me 200 Tropojanë të tjerë sipas kanunit të L.Dukagjinit.
    -Sb është VAMPIR-PËRBINDËSHI SHQIPËTAR.Kush është si Ai le ta votoi në nr.5 të PD për të tronditur mëndërisht edhe një herë Kuvëndin dhe popullin paqedashës të këtij vëndi.
    -FLM DITA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *