Keni krijuar varësi? Katër mënyra për ta lënë cigaren
Më poshtë iu sugjerojmë disa mënyra se si të hiqni dorë nga duhanpirja.
Hiqni dorë tani, jo nesër
Duhanpirësit që përpiqen të reduktojnë sasinë e cigareve që pinë kanë më pak shanse ta lënë përfundimisht se ata që thjesht heqin dorë një herë e mirë.
“Problemi me lënien e cigares është se mund ta bësh dhe nesër, dhe pasnesër,” thotë Paul Aveyard, një pedagog i mjekësisë nga Universiti i Oxfordit.
Mos u trembni nga nikotina
Një sërë zëvendësimesh, për shembull çamçakëza, ngjitëse, sprucator me nikotinë, funksionojnë më mirë se një zëvendësim i vetëm. Mos u trembni nga nikotina.
Kërkoni ndihmë
Qoftë të mjeku, te numri i shkruar në shumicën e paketave apo te miqtë e familja. Nëse keni nevojë për motivim, bëni mirë ta gjeni.
Shmangni ngacmuesit
Çdo duhanpirës ka diçka që e bën për cigare. Shmangini. Ndryshoni rutinën, stilin e jetesës, ç’të jetë e nevojshme që kjo dëshirë të mos ngacmohet nga faktorë të jashtëm, shkruan anabel.
Zakonisht, njerëzit tymosin në momente të caktuara, para apo pas një ndodhie specifike. Nëse arrini ta thyeni këtë rutinë, keni bërë një hap para.
l.h/ dita

heqja dor ga te tymosurit eshte ceshtje Koke ,
ceshtje Karakteri .
Je nga ata Tipa me Karakter te forte qe ja mban besen vehtes ,
mbasi ke ber nji betim dhe nuk kthehesh pas kurr ?
Ateher ke suxses .E le .Heq dor nga tymosja .
Nuk je tip ,me Karakter te Forte dhe s’ja mba dot besen vehtes tende ,
nuk te shpeton dot nga tymosja asnji medikamet .
Gjithcka vendoset me kok dhe i jepet forc me shpirt .
E ke ose nuk e ke .
Njoh tipa qe konsumonin cigaret njera pas tjetres ,
jo sikur i tymosni por hanin cigaret dhe kan arritur
te vendosin sot e neser i kan dhene fund .
Eshte Realitet .Asnji mburrje apo si mundet te mendojn aty .
Edhe pse natyrishte ka kushtuar padyshim jopak force
te brendeshme .
Por kjo ben ne fund te fundit dallimin e karakterin .
E the fjalen mbaje deri ne vdekje .
Mos e thuaj nqs s’ke substance rezistec te hekurt .
Doktorri s’ju ndihmon dot ,nqs nuk vendosni ju vet