Nëse provon të bllokosh (Block) Mark Zuckerberg-un në Facebook, atëherë do të zbuloni se në fakt është e pamundur. Mesa duket të vetmin person në botë që nuk mund ta fshini nga Facebook është vetë pronar i faqes sociale. Por përse ndodh kjo?
Një zëdhënës i Facebook tregon për “The Sun” se kjo ndodh për shkak se shumë persona janë përpjekur të bllokojnë kreun e kompanisë. “Në raste shumë të rralla, fushata virale udhëzojnë njerëzit të bllokojnë gabimisht të njëjtin person. Qëllimi i këtij sistemi është që të mbrojë eksperiencën për njerëzit e shënjestruara nga këto fushata”.
Dhe duke qenë se ka pasur disa fushata masive për të bllokuar Markun, nuk është për t’u habitur që për të vendoset një status i tillë.


