Kenia, një grup myslimanësh shpëtojnë të krishterët nga një sulm terrorist
Nga organizatat terroriste të ashtuquajtura islamike kanë vuajtur jo pak edhe myslimanët. Të tillë janë edhe ata në Kenia.
Një grup myslimanësh po udhëtonin me një autobus, ndërsa brenda tij kishte edhe të krishterë. Autobusi u ndal nga një grup terroristësh të Al Shabab, të cilët u kërkuan pasagjerëve që të ndahen. Grupi mysliman në autobus nuk e pranuan këtë gjë, duke u thënë militantëve “që t’i vrisnin të gjithë ose t’i linin të qetë”.
BBC-ja shkruan se të paktën dy persona gjetën vdekjen gjatë sulmit pranë një fshati në kufi me Somalinë. Autobusi po udhëtonte nga Nairobi për në Mandera.
Ngjarja mund të kishte përmasa të tjera, nëse myslimanët do të ishin ndarë nga të krishterët. BBC shkruan se banorët myslimanë të kësaj zone kanë vuajtur pasojat e këtyre krimeve. Shumë mësues dhe mjekë janë larguar nga ky rajon pas sulmeve të militantëve.
Nga një sulm i grupit në prill të këtij viti në një kolegj, humbën jetën të paktën 148 persona, shumica prej të cilëve të krishterë, por midis viktimave pati edhe myslimanë.
Vitin e kaluar, një autobus u sulmua në afërsi të Manderas nga militantët e al-Shabab, të cilët vranë 28 jomyslimanë. Ata po udhëtonin për në Nairobi për festat e Krishtlindjeve. /Dita/

148??? Paskan qene me shume se ne France dhe ne nuk kemi marre vesh fare???