Janë të shumta dëshmitë e dhëna nga të mbijetuarit e sulmit terrorist në Qendrën Tregtare “Nairobi’s Westgate” të datës 21 shtator, ku të paktën 67 njerëz u vranë gjatë rrethimit.
Elaine Dang u shtir si e vdekur dhe ndoshta kjo i shpëtoi jetën që të tregonte historinë e saj.
Mes kaosit, Dang 26 vjeçare e emigruar në Amerikë thotë se arriti të mblidhte veten dhe të mendonte. “Në kokën time vërshonin shumë mendime, si duhet të reagoja, a duhej të lëvizja, si mund të gjeja një rrugëdalje”
Dang ishte në sektorin e librave të gatimit, ku po zhvillohej një konkurs për fëmijë kur militantët mësynë qendrën tregtare në 21 shtator. Ajo dëgjoi ulërima si dhe zhurma të cilat ngjanin si bomba që shpërthenin në largësi. Një nga drejtuesit e konkursit sygjeroi që të gjithë pjesëmarrësit të vraponin drejt parkingut. Në fillim Dang i ndoqi, por më pas thjesht ndaloi. “Instinkti im më tha, mos shko me turmën, ik nga turma sepse turma do të jetë e para që s’do ketë mbrojtje dhe e para që do sulmohet. Prandaj, u largova dhe u fsheha pas arkës së kuzhinës” Por, rromujat vazhduan, turma të tjera u afruan dhe ajo ra mbi një grua dhe njerëz të tjerë ranë sipër saj. Të shtënat vazhdonin. Në një moment një grua ulëriti “Më kanë qëlluar!” dhe gjaku i saj u hap në dysheme. Në atë moment, Dang pa një prej miqve të saj i cili u ngrit në këmbë dhe ngriti duart lart për tu dorëzuar. Ajo mendoi që të bënte të njëjtën gje, por, përpara se të ngrihej e bëri një tjetër grua, të cilën e vranë. Dang vendosi të mos lëvizte nga fundi i turmës së njerëzve.
Pas shpërthimit të një bombule gazi, ajo arriti të lëvizte dhe vajti u fsheh pas një sporteli pagese ku po fshihej dhe një çift tjetër. Të dy, burrë dhe grua i kishin qëlluar. Dang mendoi se kishte shpëtuar mirë por vetëm disa çaste më pas e kuptoi që ishte goditur nga copat e predhës. “Mbaj mënd që gruaja që qendronte afër meje më shikonte në sy dhe më pyeste, “Do vdesim?” Ishte hera e parë që po mendoja për veten dhe i thashë asaj: “Mendoj se po, mendoj se do të vdesim”. Duke menduar familjen e saj, vëllain, motrën dhe mamanë, ajo u shtri dhe u shtir si e vdekur. Disa momente më vonë një burrë i kaloi afër dhe i tregoi që tanimë njerëzit po shkonin në katet e para të qendrës. Ajo u ngrit dhe i ndoqi duke shpresuar që kishte shpëtuar, duke u lutur që gjithçka kishte mbaruar. “Nuk po dëgjoja më të shtëna dhe mendoja se kishte mbaruar dhe isha e sigurtë të lëvizja”
“Momentet e para pasi dola jashtë dhe blicet e fotografëve flakërinin në çdo cep, vetëm aty e kuptova që kisha shpëtuar.”
CNN