“Këpuca e Artë”, ndëshkimi i Mbappe ia “dorëzon” Messit

Ornela

Sulmuesi francez Kylian Mbappe përfaqësonte kërcënimin e vetëm real të Lionel Messit për trofeun e “Këpucës së Artë”, por zhvillimet e fundit e kanë caktuar “de facto” edhe çmimin prestigjioz individual.

Futbollisti që u shpall kampion bote verën e kaluar, u bë protagonist në aspektin negativ në finalen e Kupës ndaj Rennes, pasi bëri një ndërhyrje brutale ndaj lojtarit Damien Da Silva.

Në atë ndeshje, Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, por Disiplina nuk e ka falur, duke i dhënë edhe një dënim tjetër të ashpër. Komiteti i Disiplinës në Federatën franceze të Futbollit e ka dënuar me 3 ndeshje pezullim sulmuesin transalpin.

Mbappe është i dyti në renditjen e shënuesve më të mirë, pas argjentinasit Lionel Messi. Por, me këtë pezullim, sulmuesi francez humb mundësinë e fundit për të konkurruar për “Këpucën e Artë” në Europë, ndërsa Messi vendos tashmë duart te trofeu, pasi është i distancuar edhe nga vendi i tretë që mbahet nga sulmuesi italian Quagliarella.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Artikull jo i plote, behet fjale per golashenues dhe nuk jepet numri i golave te realizuar deri me sot, nga Messi e me rradhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *