Këputja e betonieres në Korçë, dërgohet në spital një tjetër punëtor

J L

Në kantierin ku ndodhi ngjarja e rëndë në Korçë, një person mbeti i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në godinën që po ndërtohet pranë Pazarit të Korçës, deri tani janë ngritur 4 kate dhe incidenti i rëndë në vendin e punës solli marrjen e jetës së një 35-vjeçari.

Sipas burimeve, shkak mund të jenë kushtet e këqija të punës dhe vjetërsia e mjeteve të tyre.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *