Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Po dëgjojmë reagimet opozitare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sinqerisht dhe ju lutem të më besoni, ka filluar të më vijë keq për ta. Keqardhja ime ka të bëjë jo vetëm me këtë opozitë qesharake, por edhe për mazhorancën që detyrohet të punojë pa kurrfarë oponence, që është domosdoshmëri jetike në sisteme demokratike. Tashmë është krejtësisht e qartë se opozita aktuale as që e ka ndërmend të ndihmojë në avancimin reformues të Shqipërisë drejt ëndrrës europiane. Ajo ka vetëm një qëllim të mbrapshtë e pothuaj kriminal. Të pengojë me çdo kusht qeverinë aktuale në reformat e saj për të shkaktuar pakënaqësi publike me shpresën për të zënë kolltuqet e lëna me turp. Së fundmi po e mbyll me një pyetje tepër të sinqerte e që më ka munduar vazhdimisht. Si mundet që një shqiptar, kushdo qoftë ai, të jetë armik i vendit dhe i njerëzve të tij për hir të interesave të ngushta, aq më tepër që në 8 vjet hajdutllëk duhet t’i kenë rregulluar goxha mirë?! Të fala DITËS. Profeti.
