Ditëve të shtuna e përditshmja Panorama boton shpesh fotografi pak a shumë provokative vajzash të angazhuara në skenën e shout shqiptar, kryesisht femra që tentojnë muzikë ose shfaqen në emisione televizive. Në numrin e fundit kishin botuar edhe këto foto që shoqërojnë këtë shënim dhe shkruanin:
“Këngëtarja Zajmina Vasjari vetëm pak javë më parë është shfaqur me një look të ri…Kishte dhe prej atyre që nuk ishin dakord me prerjen e re të flokëve të saj, duke e akuzuar madje se ajo po kopjon Dafina Zeqirin, e cila ka prerë flokët pak kohë më parë. Por Zajmina viojn me axhendën e saj duke pasur si armë të fortë pamjen në koncertet ku ajo ftohet. Në fotot e fundit të koncerteve ajo shfaqet shumë sensuale, me veshje provokative e madje edhe me lëvizje të cilat lënë gojëhapur publikun. Së fundi, ajo është kapur mat teksa gjatë performancës ka prekur pjesët intime… Edhe në këtë performancë fansat e kanë akuzuar se…” etj.
Por fotot në fjalë kanë marrë reagime tës humta mospëlqimi, e një prej tyre është ai i publicistit të njohur Ardian Vehbiu: “Keqpërdorim edhe i hireve femërore edhe i flamurit tonë kombëtar; por kombinimi është veçanërisht toksik” – shkruan Vehbiu në Peizazhe të Fjalës, lidhur me fotot në fjalë. (ResPublica)