Flokët tona kalojnë përditë në sprova të ndryshme si dieta, stresi, ndotja dhe faktorë të tjerë të jashtëm ambientalë, përdorimi i pjastrës, dekolorimi…. Nuk është për t’u habitur që një në dy gra kanë probleme me flokët e dëmtuar! Në fakt ajo që ne nuk dimë është se keratina e flokëve është ajo e cila dëmtohet. Kjo është lënda e parë e flokëve e cila është e qëndrueshme dhe fleksibël.
Ndodhet në shtresën më të jashtme të flokëve dhe është e ekspozuar ndaj çdo agresioni. Sa më shumë keratin konsumohet, uji avullon më lehtë dhe kështu që ata bëhen me të thatë, pa shkëlqim, me fundet e hapura dhe përfundon në termin si “kashtë”!Si fillim duhet të njohim më mirë strukturën e flokut tonë. Floku është një substancë e vdekur. Pasi ai rritet dhe zgjatet, në qoftë se është i shkatërruar, ai mbetet kështu sepse ndryshe nga lëkura nuk është i aftë për të rigjeneruar veten automatikisht. Kur flokët janë të dëmtuar, shumë gra përdorin një trajtim me bazë silikoni që i jep iluzionin e flokut të shëndetshëm. Por ajo që nuk dinë është se në këtë mënyrë, floku nuk merr frymë dhe bëhet akoma më i thatë dhe i dobët. Për të rifituar flokë të shëndetshëm dhe të ndritshëm, duhet të riparohet keratina. Për fat të keq, ajo nuk është në gjendje të vetë-shërohet. Tregu farmaceutik sjellë një përgjigje për këtë problem, trajtime me keratina deri në 100% bimore e cila ka ADN të njëjtë me keratinën që gjendet në flokun tonë, për të rikthyer ato shtresa të keratinës të cilat eventualisht janë dëmtuar dhe janë larguar.
Rezultatet janë të jashtëzakonshme! Për të patur një rezultat sa më të mirë duhet të ndjekim një rutinë trajtimi që përfshin:
FAZA 1: Shampo riparuese. Në farmaci ndodhen shampo të ndryshme me komponent keratinën. Disa janë: PHYTO-KÉRATINE shampo, Vichy Dercos Nutria-Repair keraptin-complex shampoo, Bioclin Advance shampo. Mjafton thjesht një sasi e vogël e produktit e aplikuar duke bërë një masazh të lehtë të kokës për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, pa fërkim. Më pas këshillohet shplarja me ujë të ftohtë sepse ndihmon në mbylljen e fijeve të flokut të hapura.
FAZA 2, pas shampos vendoset balsami. Si të përdorni? Vendosni një sasi të vogël Phyto-baume Réparateur ose DERCOS Nutri-Riparatore Keratino Complex balsam, një krehër të gjerë-dhëmbëzuar dhe shperndajeni harmonishëm balsamin. Lereni një minutë produktin të veproj dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm pothuajse të ftohtë.
FAZA 3, maska. Trajtim profesional në shtepi? Për flokë të bukur dhe të shëndetshme është thelbësore nje maskë rigjeneruese që këshillohet të aplikohet në mënyrë të alternuar me balsamin.
FAZA 4, serum riparuesi. Praktike dhe pa shpëlarje është trajtimi kryesor i bukurisë për flokët e dëmtuar. Përdorimi i përditshëm në flokë të lagësht apo të thatë. I jep atyre jetë dhe shkëlqim mahnitës!



Përshendetje e kam nje shoqe te Huaj dhe me ka pyt se a ka diqka te till ne Kosov ?nese po Ku?
Po ka ne Prishtin ne golfstudio_kaltrina shala
Ke tek faqja Aljonashop_online e gjen ne instagram ka super produkte bimore naturale
Po ka ne Pejë Te Ardi
Pershendetje ku mund te gjej keratin qeta drejtoj flokun per 8 muaj amund te me informoni ku mund ta porositi jetoj ne Pejë