Kërcënim me armë, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës

Elton Tafaruci

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-drejtorit të Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.

Po ashtu, Prokuroria e Korçës akuzon edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasin Jeton Hida, për veprës penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”, pasi ka tentuar të zhdukë të gjithë provat e ngjarjes, si fshehjen e regjistrimit të kamerave të ambjentit, heqjen e gëzhojës së qëlluar, etj.

Ndërkohë, akuzohen për “Deklarimi i rremë” shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik;, si edhe shtetasit Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *